KQZ nis konstituimin e KZAZ-ve në Shkodër
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur konstituimin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor në të gjitha qarqet e Shqipërisë.
Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë vëzhguar nga afër ecurinë e procesit të konstituimit të KZAZ-ve edhe në rrethin e Shkodrës.
Komisionerët morën në dorëzim vulën, dokumentacionin dhe materialet e tjera të ardhura nga KQZ, ndërsa paralelisht kanë zgjedhur drejtuesit e këtyre komisioneve sipas shortit të hedhur. Ashtu siç ishte deklaruar edhe më herët, opozita nuk ka dërguar përfaqësuesit e saj, por vetëm LSI dhe PS.
Anëtarët e të djathtës në bazë të ligjit do të zëvendësohen me shoqëri civile thonë jashtë kamere përfaqësuesit e KQZ. Baza materiale në të 4 KZAZ-të është shpërndarë e rregullt dhe është kryer mbledhja organike e komisionerëve.
KQZ do të ndjekë dhe monitorojë këtë moment të rëndësishëm të procesit zgjedhor të datës 18 qershor, përmes nëpunësve të Administratës së KQZ-së dhe Inspektorëve Rajonalë Zgjedhorë, të cilët do të jenë prezent gjatë zhvillimit të mbledhjeve të para të KZAZ-ve në të gjithë vendin.
KQZ u kerkoi me heret kryetareve te njesive te qeverisjes vendore ne territorin administrativ te te cilave do te vendosen selite e KZAZ-ve, te krijojne te gjitha kushtet per mbarevajtjen e punes se ketyre komisioneve.
Ne Shkoder sipas perfaqesuesve te KQZ-se nuk kane konstatuar asnje problem ne kete drejtim dhe ne teresi situata ne kete dite te pare eshte paraqitur optimale.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vendimin nr. 116, të datës 03.04.2017, vendosi ngritjen e 90 Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit, të dekretuara nga presidenti i Republikës.
KOHA JONË SONDAZH

