KQZ, Zguri: Çdo marrëveshje PS-PD, e pavlefshme nëse nuk reflektohet në Kodin Zgjedhor

Anëtari i opozitës sqaron debatin në KQZ: Afati i fundit për listat e kandidatëve për deputetë 28 prilli, jo 3 maji
Herion Mesi
Çdo marrëveshje që do të arrihet mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, pavarësisht rëndësisë që do të ketë për zgjidhjen e ngërçit politik në vend dhe futjen e opozitës në zgjedhje, duhet të konkretizohet në Kodin Zgjedhor, pasi përndryshe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta ketë të pamundur për regjistrimin e partive dhe koalicionit opozitar në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Është ky apeli që anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, që i përket pakicës në këtë institucion, i bëri dje klasës politike shqiptare.
“Nëse partitë politike arrijnë një marrëveshje mes tyre lidhur me situatën e krijuar atëhjerë ato duhet ta implementojnë në Kod Zgjedhor, pasi ne si KQZ e kemi të pamundur një vendimmarrje të tillë, e cila do të jetë në shkelje të ligjit. Dhe nëse ata duan që kjo marrëshje të ketë legjitimitetin e duhur, ajo duhet të votohet më parë nga Kuvendi, i cili është dhe organi përgjegjës për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, dhe kjo rrugë është e vetmja mënyrë që të bëjë të mundur edhe regjistrimin e partive të tjera që kanë mbetur deri tani jashtë garës elektorale, dhe kjo jo për faj tonin natyrisht. Në të kundërt, atëherë do të kemi zgjedhje me vetëm një subjekt zgjedhor, pasi të gjithë partitë e regjistruara deri më tani i përkasin të njëjtit koalicion, pavarësisht se ato dop të garojn ë më vete. Pra praktikisht nëse situata nuk do të ndryshojë atëherë do të kemi zgjedhje me një kamp politik, dhe kjo do të ishte e dëmshme për vetë demokracinë”- u shpreh dje Zguri në një intervistë për “Ora Neës”.
Po ashtu, Zguri deklaroi se afati i fundit për regjistrimin e listave shumëemërore për deputetë ishte data 28 prill ora 24:00, dhe jo datat 29 prill apo edhe deri më 3 maj, pra dita e sotme, siç pretendojnë anëtarët e shumicës në KQZ. Sipas tij, regjistrimet pas datës 28 prill janë të paligjshme.
“Ka pasur një “neglizhencë” nga KQZ. Ligji e ka përcaktuar si organ kolegjial, biles edhe kompetenca e kryetarit vijnë pas vendimmarrjes. Partia Demokratike thoshte se ishte data 28 afati për regjistrimin e listave shumëemërore. Ishte e vërtetë. Kur u futëm dhe bëmë llogaritë përkatëse, data 28 ora 12:00 ishte afati i fundit ku subjektet kishin të drejtë për të sjellë listat shumëemërore. Problemi më i madh ishte mënyra se si menaxhua nga KQZ. Ne jemi në një kontekst. Është e qartë se një pjesë e spektrit politik nuk është futur në zgjedhje. Vëmendja është shumë e madhe dhe nuk mundej që një deklaratë e tillë të anashkalohej nga KQZ. Çfarë u bë? Përmes një deklarate të zëdhënëses, titullari i institucionit në tejkalim të kompetencave të veta, mund të deklarohej në emër personal, por nëse flet në emër të KQZ duhet të ketë vendimmarrje. Kam deklaratën e datës 29 të KQZ ku thuhet se është data 29 prill data e fundit. Mbas 24 orësh. Deklarata e dytë e KQZ, që më duhet ta citoj; KQZ e ndjeshme për situatën politike në të cilën ndodhet vendi, por edhe e përgjegjshme për detyrën që i është caktuar, ju tërheq vëmendjen të gjithë faktorëve dhe aktorëve politikë, se ende synohen manovra gjithëpërfshirëse prej datë 3 maj. Brenda 24 orëve na lëvizën tre data. Unë jam i bindur se është data 28 ora 12:00. Është data 29 apo deklarata e datës 30 ku thuhet se është deri më 3 maj. Çne KQZ të merret me manovra të partive politike. Subjektet që kanë depozituar listat përtej datës 28 ora 12 do të jenë të paligjshme. Të paktën për mënyrën se si ne interpretojmë listën. Jemi konsultuar edhe me specialistë të tjerë dhe besoj se e drejta është me ne”- theksoi Klement Zguri.
KOHA JONË SONDAZH

