Krasniqi: Për të njëjtën akuzë të Manjanit, Fatos Nano bëri 4 vite burg
Analisti Afrim Krasniqi i ftuar në studion e “Tonight Ilva Tare”, thotë se akuza e Manjanit se Rama ka firmosur vendim qeverie pa mbledhur qeveri, duhet të sillte reagimin e Prokurorisë.
Sipas tij, për të njëjtën akuzë, Fatos Nano ka bërë 4 vite burg. Analisti Mentor Nazarko thotë se situata pritet të përkeqësohet për shkak të ardhjes së PDIU-së.
Krasniqi: Nuk lidhet me individin. Ai ka qenë pretekst dhe viktimë e përcaktuar. Në asnjë qeveri të botës nuk mund të dalë në mënyrë publike të flasë kundër qeverisë. Kryeministri ka thënë se ky është koalicioni më i mirë dhe u desh tre ditë që këtu të tregohet se moçali ka arritur deri në grykë. Asgjë nuk është në drejtimin e duhur nga ato që ka thënë kryeministri. Ne kemi një shtet paralel. Së treti, i lejohet një qytetari të ketë kritika ndaj qeverisë, por që të ketë kritika nga më të rënda nga zyrtarë të lartë dhe prokuroria të mos reagojë. Ministri i Drejtësisë akuzoi kryeministri se ka firmosur një shkresë pa mbledhur qeverinë ku për të paktën Fatos Nano për të njëjtën akuzë ka bërë 4 vite burg. Pas gjithë kësaj historie kishte ndonjë parim?
Ministri i ri i Drejtësisë
Krasniqi: Është i vetmi në historinë e këtij shteti që nuk ka bërë asnjë ditë juridikë. Është një test pranë zgjedhjeve elektorale.
Nazarko: Ajo që e frikëson LSI-në, është se PDIU ka një votues gjysmë fanatik. Edhe sikur Meta të qëndrojë brenda këtij koalicioni do të jetë një shtojcë e tepërt. Kemi të bëjmë me trazime politike që tani që e frikësojnë aleatit më të madh deri më tani. LSI është një parti e tipit pragmatik. Është telenovela e radhës. Ngacmime dhe futje në strofull. LSI nuk ka fituar asgjë. Janë lëvizje nervoze që nuk sjellin asgjë. Mbase ne nuk dimë.
/Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

