Kreu i grupit të PS: Vetëm me Sali Berishën nuk do të ketë negociata kurrë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla theksoi edhe njëherë se nuk do të ketë negociata me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Komisionin e Rithemelimit për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Sali Berisha nuk ekziston as si grup parlamentar. Është një deputet i pavarur në Kuvend. Nuk është një grup parlamentar. Nuk njoh grup parlamentar. Po jua them që me Sali Berisha as nuk ka, as nuk do ketë ndonjëherë negociata për asgjë. Për ne nuk ekziston. Dhe me diçka që nuk ekziston, nuk ke çfarë të negociosh“, tha Balla.

SHKARKO APP