Kreu i KQZ: 160 mijë shqiptarë të diasporës të regjistruar. Ata që refuzohen…

Më shumë se 160 mijë zgjedhës shqiptarë janë regjistruar në aplikacionin PER të KQZ-së që prej datës 11 janar.

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka bërë thirrje që emigrantët të regjistrohen dhe të dërgojnë kërkesën për të qenë votues brenda afatit të fundit, që është 4 marsi. Për ata që janë refuzuar, KQZ ka sqaruar se mund të riaplikojnë pa kufizim, duke ndjekur udhëzimet e dërguara në llogaritë e tyre në aplikacionin PER.

Postimi i Celibashit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Më shumë se 160.000 Zgjedhës Shqiptarë Jashtë Vendit Të Regjistruar në PER Që Nga Data 11 Janar 2025!

Swiss Digital Mobile Reklama

Apliko në PER tani dhe deri më 4 MARS 2025!

Shpërndaje Njoftimin – Zgjedhësit nga jashtë të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim në PER, kanë të drejtë të riaplikojnë pa kufizim deri në datën 4 mars 2025. Përpara se të riaplikoni DUHET të:

1. Lexoni me kujdes arsyen e refuzimit të kërkesës, të cilën e gjeni në llogarinë tuaj në PER.

2. Klikoni linkun që është në përmbajtjen e mesazhit të dërguar nga KQZ në telefonin tuaj apo në adresën e-mail. Nëpërmjet këtij linku do të merrni ndihmë direkt nga KQZ.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?