Kreu i Kuvendit, Ruçi: Grupi i partive të djathta është shkrirë
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në një seancë pas tërmetit tragjik, ku fillimisht u mbajt një minutë heshtje për 51 viktimat. Mes rendit të ditës, Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi bëri të ditur lajmin se grupi i partive të djathta është shkrirë, si pasojë se ka një numër më të vogël deputetësh sesa kuorumi. ”Grupi i partive të djathta është shkrirë, për shkak se ka një numër më të vogël deputetësh sesa është kuorumi, janë larguar prej tij 4 deputetë”, u shpreh Ruçi gjatë seancës.