Kreu i LSI Tiranë/Spahiu: DASH i jep shuplakën e rradhës propagandës rilindase

Drejtuesi i LSI-së në Tiranë, Përparim Spahiu, thotë se raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan, në raportin e fundit, i jep shuplakën e rradhës propagandës Rilindase. ”Paraja informale me burim krimin e organizuar dhe korrupsionin është një rrezik për demokracinë në tërësi dhe procesin zgjedhor në veçanti”,-shkruan Spahiu. Nga ana tjetër përmes një postimi në facebook, ai thotë se më 25 prill i japim fund qarkullimit të parasë informale, zhytjes në krim e korrupsion dhe kapjes skandaloze të shtetit.

Postimi i plotë

KM në ikje flet për projektet 3D dhe ekonominë në rritje imagjinare, Departamenti i Shtetit i jep shuplakën e rradhës propagandës rilindase. Paraja informale me burim krimin e organizuar dhe korrupsionin është një rrezik për demokracinë në tërësi dhe procesin zgjedhor në veçanti. Më poshtë lexoni disa nga gjetjet e raportit amerikan të DASH.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm drejt pengimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare në vitin 2020. Shqipëria mbetet e ndjeshme ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare. Vendi ka një ekonomi të madhe parash dhe sektor informal, me flukse të konsiderueshme parash nga jashtë në formën e remitancave dhe investimeve të ndryshme. Krimet kryesore të gjenerimit të të ardhurave në Shqipëri përfshijnë trafikimin e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 25 prill, i japim fund qarkullimit të parasë informale, zhytjes në krim e korrupsion dhe kapjes skandaloze të shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?