Kreu i Shtetit pret Presidentin e Bullgarisë, Radev: Ju mbështesim në rrugën europiane
Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim homologun e tij bullgar, Rumen Radev. Në një konferencë të përbashkët për mediat, kreu i shtetit shqiptar, falënderoi Presidentin Radev për mbështetjen dhe kontributin në përballimin e pasojave pas tërmetit shkatërrimtar.
“Theksova rëndësinë e vazhdimit të bashkëunimit në fushëne e emergjencave. Kontributi i Bullgarisë ka qenë profesional dhe ka shërbyer si eksperiencë e mirë për ekipet tona. E falënderoj Bullgarinë edhe për ndihmën e dytë në konferencën e donataoreve. Kemi diskutuar për rritjen e bashkëpunimit, edhe në fushën e kulturë, artit e sportit. Marrëdhëniet mes dy vendeve do jenë më të suksesshme për të realizuar rezultate më të prekshme. Ju uroj për festën kombëtare“- u shpreh Meta.
Nga ana e tij, Presidenti i Bullgarisë shprehu mbështetjen e vendit të tij për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, ndërsa vuri theksin te respektimi i të drejtave të pakicave bullgare në vendin tonë.
“Dua të falënderoj Presidentin për ftesën në Shqipërinë e bukur e miqësore. Jam këtu me një qëllim të rëndësishëm shpreh mbështetje për rrugën evropiane. Vizita ime në një moment të rëndësishëm sa i takon perspektivës së ballkanit perëndimor.
Mendojmë se Shqipëria është gati për të nisur anëtarësimin në BE. Ne kuptojmë që procesi është i ndërlikuar dhe i gjatë, por jemi të gatshëm të afrojmë asistencën tonë. Pakicat kombëtare të jenë e lirë që të realizojë të drejtat, është një ndër kriteret tona për mbështetjen. Jam i bindur që do jemi dëshmitarë të përfundimit të suksesshme të miratimit të ligjieve dhe censusi i ardhshëm të ketë liri që secili të shprehë lirshëm kombësinë e vet. Presim të jenë shtetas luajalë e të luajnë identititetin e vet.
Shqyrtuam perspektivat e zhvillimit ekonomik, mund të bëjmë më shumë. ky proces duhet të stilumohet. Disktuam edhe mundësitë për rivendosjen e linjës ajrore Tiranë-Sofie, e bashkëpunimin detar përmes porteve. Shpreh solidaritet për pasojat e tërmetit shkatërrimtar“,- u shpreh Presidenti i Bullgarisë.