Kreu i Sindikatës, Kovaçi: 10 pedagogë gati të nisin grevën e urisë që nesër

Pedagogët vijojnë qëndresën e tyre të palëkundur për të plotësuar kërkesat e tyre nga ana e qeverisë.

Pas disa dy javësh bojkot të mësimit në Universitete dhe protestave kombëtare, pedagogët kanë paralajmëruar përshkallëzim të qëndresës së tyre, me grevë urie. Ata i kanë lënë afat qeverisë deri të mërkurën për plotësim të kërkesave të tyre, më pas do të nisin grevën e urisë.

Në një deklaratë për mediat, kreu i sindikatës ë pedagogëve, Sandër Kovaçi u shpreh se afati i fundit që do të pritet përgjigjja e qeverisë do të jetë ora 16:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presim deri ditën e nesërme, për dy tre çështje kryesore që u kemi kërkuar, nuk janë përgjigjur pozitivisht. Do presim deri në orën katër përgjigjen e qeverisë. në grevë do të futen disa pedagogë, rreth 10, është grevë simbolike. Greva do të mbahet në një ambient të brendshëm të universitetit”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?