Kreu i SPAK, Altin Dumani: Kemi kapacitete e prova për t’u përballur me grupet kriminale
“SPAK në muajin dhjetor bën 4 vjet, por Prokuroria e Posaçme është bërë funksionale vetëm vitin e kaluar për shkak se organika e bën të mundur të jetë e plotë.
Në SPAK i kushtohet vëmendje integritetit. Duhet të kesh disa vlera jo vetëm profesionale, por duhesh te kesh demostruar integritet. Tek ne si prokuror i nënshtrohemi jo vetëm Vetingut, por kemi hequr dorë edhe nga privatësia bashkë me familjarët tanë. E njëjta gjë vlen edhe per BKH-në, madje ata kalojnë edhe një tjetër provë testin e poligrafit, makina e të vertetës. Mirë ka bërë ligjvenesi që ka parashikuar gjjthë këto kritere. Jemi përpjekur që të kemi njerëz me integritet në SPAK. Kemi dhënë shenja qe SPAK eshte ne gjendje të hetojë subjekte të ndryshme pavarësisht fuqisë së tyre politike dhe ekonomike.
SPAK heton edhe krimin dhe terrorizmin dhe jemi përballur edhe me struktura kriminale pavarësisht sa fuqi kanë apo lidhjet e tyre me politikën. Jemi përdite në këtë luftë, ajo është e vazhdueshme.
Po mundohemi të thyejmë atë mitin e pandëshkueshmërisë, atëherë ndjehesh mirë. Ështe e lodhshme por jo e pamundur. Kjo është bërë falë edhe ndryshimit të metodologjisë së punës në Prokurorinë e Posaçme. Kemi investuar shumë edhe në teknologji sepse këto mjete kërkimi nuk mund të jenë te suksesshme nëse nuk ke mjetet e teknologjisë. Duhet edhe një buxhet i mirë dhe deri tani jemi financuar mirë nga buxheti i shtetit por po përdorim edhe të ardhurat pasuritë e konfiskuara nga krimi që kapin miliona euro dhe të gjitha i kemi investuar në teknologji dhe kjo na sjell rezultate konkrete.
Dy fenomenet më shqetësuese janë korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe struktura speciale është SPAK për t’i luftuar. Tjetra është te krijosh edhe pavarësinë dhe sa i përket pavaresisë sigurohet nga kushtetuta dhe ligjet në fuqi. Jua them me siguri se kemi pavarësi totale nga pushtetet e tjera. Nuk kemi marrëdhënie kontrolluese nga institucionet e tjera. Pavarësisht të gjitha këtyre në fund të ditës gjithçka varet nga integriteti i prokurorit dhe gjyqtarëve, gjithçka varet tek integriteti i secilit aktor. Mund të jesh i pavarur por mund të zgjedhësh të flirtosh me pushtetin apo politikën. Vetëm ata me integritet mund t’i rezistojnë joshjes dhe presionit të pushtetit”, ka thënë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ditën e sotme nga Shkodra.
KOHA JONË SONDAZH

