FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Krimet zgjedhore. Ambasada britanike jep detaje për takimin me kryeprokurorin Çela, Dumanin dhe Celibashin

Ambasada Britanike ka thirrur në një takim kryeprokurorin Special Olsian Çela, kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin dhe Komisionerin Publik të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashin. Në njoftimin e ambasadës britanike bëhet e ditur se qëllimi i këtij takimi është strategjia e hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore.

”Ambasada Britanike ftoi Kryeprokurorin Special, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Komisionerin Publik të Zgjedhjeve për të informuar ambasadorët mbi strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore, publikuar në vitin 2025. Seanca informuese mbuloi qasjet kolektive dhe individuale të institucioneve për hetimin e shkeljeve zgjedhore brenda mjedisit aktual operativ, përfshirë strategjinë për zbutjen e rreziqeve potenciale në procesin e ardhshëm zgjedhor”.

Krerët e prokurorive Dumani e Çela dhe ai i KQZ, Celibashi informuan ambasadorët për punën që po bëhet për parandalimin e krimeve zgjedhore dhe organizimin për hetimin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?