Kriminaliteti i lartë në Shqipëri, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vd@kje: Derisa të jemi në BE

Rritja e krimit në vend bën që LZHK-ja, nëpërmjet Ekrem Spahiut, kërkon që në Shqipëri të rikthehet dënimi me vdekje për vrasje të rënda me dashje. Sipas tij, në bashkëpunim me Këshillin e Europës, vendi ynë mund ta ketë sërish këtë dënim kapital, të paktën derisa të anëtarësohemi në BE.

“Duke marrë parasysh këtë gjendje të rëndë të kriminalitetit, a ka ardhur koha të rishikohen sanksionet penale në drejtim të ashpërsimit të tyre për krime të rënda kundër jetës, duke përfshirë këtu edhe dënimin me vdekje? Për ne është e domosdoshme që për disa kategori të mirëpërcaktuara veprash shumë të rënda, në negocim dhe në mirëkuptim edhe me Këshillin e Europës, të rikthehet dënimi me vdekje derisa Shqipëria të bëhet anëtare e BE.

Familjarët e viktimave do të ndjehen më të lehtësuar për dhënien e drejtësisë. Burgimi i përjetshëm që është sot për të tilla raste përbën një kosto të jashtëzakonshme në të gjitha drejtimet për familjarët e një të burgosuri. Do të ulej kostoja për sigurinë e këtij kontingjenti shumë të rrezikshëm, të cilët edhe të burgosur do të përpiqen të shtojnë krimet për të rifituar lirinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Organet e drejtësisë do të kenë më pak hapësirë për të abuzuar me ligjin. Dënimi me vdekje duhet të rezervohet vetëm për krimet e rënda të vrasjes me dashje. Një rast unik për këtë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi klasik i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut. Me rikthimin e dënimit me vdekje do të bëheshim shtet serioz”, tha Spahiu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?