Kris arma në Shkodër! Ekzekutohet pranë banesës një person
Një vrasje armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur pak çaste më parë në lagjen “Rus”, ndërsa mediat bëjnë me dije se viktimë ka mbetur shtetasi me Nazmi Bandula, 55 vjeç.
Mësohet se viktima ndodhej në një kafene prapë banesës së tij, ndërsa është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë. Më pas ekzekutorët, janë larguar me shpejtësi.
Nuk dihen ende arsyet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa raportohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po grumbullon provat e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e saj.
Ndërkohë viktima nuk rezulton një emër i panjohur për policinë, pasi më 27 dhjetor të 2020, i kanë shpërthyer me tritol mjetin tip “Fuoristradë”.
Bandula deklaronte asokohe se nuk kishte konflikt me asnjë dhe nuk e dinte se kush fshihej pas vendosjes së tritolit.
“Unë sapo isha futur në banesë dhe pak minuta më përpara kam qenë brenda oborrit.
Jam ngjitur në shtëpi dhe më pas ka shpërthyer. Nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vendosur. Fouristrada ime ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë që në orët e paradites. Kam dalë në mëngjes, kam ngrënë diçka dhe më pas jam rikthyer në shtëpi dhe e kam lënë makinën aty brenda oborrit. Nga ai moment nuk e kam lëvizur më ndaj nuk e kam idenë se si mund të ketë ndodhur”, është shprehur asokohe ai.
Ndërsa në 2012 ishte arrestuar pas një konflikti pronësie me vëllanë e tij, të cilin e kishte kërcënuar me armë.