Kriteret për lejet e qëndrimi për biznesmenët e huaj, ligji miratohet në Kuvend

Kuvendi miratoi të enjten pasdite në seancë plenare të tre pr/ligjet e parashikuara në rend dite. Me 77 vota pro dhe 1 abstenim deputetët miratuan një ndryshim në ligjin “Për programet sociale të strehimit”, i cili i jep zgjidhje përfundimtare shqetësimit të 400 familjeve, të shpërngulura nga ndërtimi i Ujësjellësit të Bovillës, ne vitin 1994.

Me 74 vota u miratuan ndryshimet në ligjin “Për të huajt”, që parashikojnë forcimin e kritereve për pajisjen me leje të përhershme qëndrimi për biznesmenët e huaj që investojnë në Shqipëri.

Ndërsa me 87 vota u miratua ratifikimi i Marrëveshjes se Parisit, në kuadër të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara, për ndryshimet klimatike. Ky akt synon reduktimin e gazeve me efekt sere me 11.5%, duke filluar nga viti 2020 deri 2030 dhe zhvillimin e një klime me aftësi ripërtëritëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur per këtë Marrëveshje deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj tha se me miratimin e saj vendit tone i lindin disa detyrime. Ky dokument, tha ajo, orientohet në reduktimin e lëshimit të gazrave me efekte serë në dy sektorë, atë të energjisë dhe industrisë. Me këte rast, tha deputetja e LSI-së, i kërkoj qeverisë të ndertojë një plan strategjik në këtë sektor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, Kuvendi miratoi me 69 vota pr/vendimin për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes për negocimin mes shtetit shqiptar dhe një kompanie britanike me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe magazinimin e portit të Karpenit. Para votimit të këtij pr/vendimi, reagoi kryetari i grupit parlamentar të PD-se, Edi Paloka, i cili u shpreh kundër. Kjo deshmon, tha ai, se shqetësimi i vetëm i maxhorancës nuk është reforma në drejtësi, por koncesionet.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?