Kritikat e Ramës? Kryebashkiaku i Vlorës, Dredha: Zero tolerim për zaptuesit e hapësirave publike
Aksioni që nisi nga Vlora për çlirimin e hapësirave publike, kryebashkiaku Ermal Dredha thotë se nuk do të ndalet dhe se banorët e bizneset kryesisht i janë prgjigjur pozitivisht thirrje së autoriteteve. Për të ka ardhur koha që territori të çlirohet sa më shpejt, edhe pse vetë e pranon se zinxhiri i institucioneve përgjegjëse për kontrollin ka mbyllur sytë prej kohësh. Mesazhi është i qartë thotë Dredha, aty ku ka shkelje duhet të zbatohet ligji.
“Ka nisur prej 10 ditësh ky aksion, abuzime janë konstatuar në shumë zona të Vlorës. Ne jemi marrë me pjesën e Lungomares fillimisht, që ka impakt direkt tek pjesa e qytetarëve dhe turistëve. Kemi filluar, ka pasur një rezistencë në fillim, por jo e fortë. Njerëzit kanë nisur ta kuptojnë se aty ku ka abuzime, të gjejmë kompromis dhe puna ka vijuar normalisht.
Kemi pasur një rast në Lungomare, ku subjekti që ka pasur një formë kioske, ka hezituar të prishet dhe sot ka nisur të bëjë vetë çmontimin. Kemi prishur një objekt po sot në territorin e një shkolle, ka qenë prej vitesh pa leje, por ka ardhur momenti ti shohim me imtësi dhe sa më shpejt të çlirojmë territorin. Abuzimi ka qenë si një shkalle të ngadaltë dhe duke u kthyer edhe rutinor, qoftë edhe nga inspektorët e IMT, Policia Bashkiake. Më mirë tani, duhet të jepet mesazhi i qartë aty ku ka shkelje duhet të zbatojmë ligjin deri në fund dhe duhet të çlirojmë hapësirat”, tha Dredha për Report Tv.
KOHA JONË SONDAZH

