FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kriza – Basha bisedon 2 orë me ambasadorët e BE-së në selinë PD

Dështimi në negociatave të zhvilluara dje në institucionin e presidentit, mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës kanë vënë lëvizje ambasadorët e bashkimit Evropian të akredituar në Tiranë.

Prej orës 13:30 në selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të opozitës dhe ambasadorëve. Takimi u mbyll rreth orës 15: 30.

Mësohet se temë e takimit janë temat e debatuara në Presidenncë për zgjidhjen e krizës politike. Vetëm një ditë më parë ambasada britanike bëri thirrje për zgjidhjen e situatës dhe një pjesëmarrje sa më të gjerë të partive në zgjedhje

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe dje dy liderët zhvilluan takime të ndara me ambasadorët në zyrën e delegacionit të BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe më parë të huajt janë angazhuar për gjetjen e një zgjidhje të krizës politike që ka përfshirë Shqipërinë.

Ndërkohë ata kanë bërë thirrje disa herë për pjesëmarrje të opozitës në zgjedhjet e 18 qershorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?