Kriza/ Basha nis tur ndërkombëtar, nga Brukseli në Uashington
Kreu i opozitës Lulzim Basha, duket se në ditët në vijim do të nisë një tur ndërkombëtar për të sensibilizuar miqtë e Shqipërisë, për atë që po ndodh realisht në vendin tonë. Një vizitë të tij të shpejtë në SHBA dhe në kancelaritë e tjera europiane, ai e ka konfirmuar edhe mbrëmë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.
Pasi Basha u provokua me anë të një pyetje për mundësinë e një izolimi dhe përplasje të mundshme të Partisë Demokratike me kancelaritë europiane, ai deklaroi se “edhe një herë, dua të sqaroj se premisa se, PD është armiqësore është një premisë e gabuar. Partia Demokratike ka marrëdhënie të shkëlqyera me komunitetin ndërkombëtar. Unë kam qenë në vizita të shkëlqyera në Uashington, në Bruksel dhe do të jem prapë në ditët e ardhshme”.
Pas kësaj deklarate, Blendi Fevziu e pyeti, se ku dhe kur do të jetë prezent me këto vizita në Uashington dhe Bruksel.
Do të jem në gjitha qendrat kryesore. Do ti keni hap pas hapi të gjitha detajet. Pse pritem unë? Nuk pritem si njeri i problemeve, por si njeri i zgjidhjeve të ardhme perëndimore të Shqipërisë. Ajo që unë ofroj dhe ajo që kryeministri aktual nuk ofron, është garancia për një Shqipëri të standardeve europiane dhe amerikane. Pa dyshim, ti këtë e ke parë edhe në deklaratat e ndërkombëtarëve, kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kauza e luftës kundër krimit, kauza e luftës kundër drogës është mbështetur”, tha Basha për këtë çështje.
KOHA JONË SONDAZH

