Kriza në selinë blu, ish-deputetja Açka: PD ka rënë në hall dhe duhet ta nisë nga e para

Ish-deputetja e PD-së, Flutura Açka flet për situatën në selinë blu, ku këto muaj vere duket e qetë, por brenda ka një krizë që do të dalë në sipërfaqe në shtator, kur nis punë edhe Kuvendi i Shqipërisë i dalë nga zgjedhjet e 11 Majit. Në një postim në Facebook, Açka shkruan se ata në selinë blu të paaftë për të gjetur një zgjidhje. Për të PD është futur në një “hall” nga i cili nuk di të dalë dhe se partia duhet të nisë nga e para.

Postimi i plotë

Mos u fshihni më pas gishtit,

Swiss Digital Desktop Reklama

“PD juaj ka rēnë në një hall që nuk ia del ta zgjidhë dot, ndaj duhet të nisë nga e para.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej kësaj PD-je të ndryshkur, Shqipëria po shkon në Depresion Shoqëror. Komunistëve po iu bëhen 80 vjet në pushtet dhe shqiptarët kanë marrë sytë kēmbët! A kemi më moral?

Çështja është: a ka elitë PD-ja?
Çështja është: a do ta durojnë demokratët këtë lloj elite qē kanë?

Në zgjedhje duruan…
Por zgjedhjet kanë mbaruar, ka kohë që kanë mbaruar, or të uruar!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?