Kriza politike, deputetja e PD-së Majlinda Bregu takohet me ambasadorin Lu: Për çfarë biseduam
Ky takim vjen fill para vizitës së negociatorit David Mcallister në vendin tonë që pritet të zhvillohet më 24 prill me qëllim zgjidhjen e krizës politike në vend.
Deputetja Bregu ka dhënë detaje rreth fokusit të takimit, duke shtuar se vëmendja u përqendrua tek situata e tensionuar politike në vend.
Në fokus të këtij takimi në Hotel “Rogner” ka qenë situata politike në vend. Deputetja demokrate u shpreh se ngërçi ka shqetësuar edhe faktorin ndërkombëtar, përfshirë edhe SHBA-të.
Në një prononcim për mediat, Bregu tha se kjo situatë e mjerë duhet të tejkalohet në mënyrë që vendi t’i rikthehet normalitetit.
“Kam pirë një kafe normale pune për të ndarë shqetësimin për situatën sot në Shqipëri. Nuk është një situatë normale. Faktori ndërkombëtar është shumë i shqetësuar. Ka një vizitë javën tjetër, ditën e martë të kryetarit për çështjet e Jashtme në Parlamentin Europian, i cili po vjen me dëshirën e mirë për t’i ulur palët për të gjetur një kompromis, për mbylljen e kësaj situate, sigurisht duke parë kërkesat e secilës palë. Sikurse ju dhe çdo shqiptar, ky mjerim duhet të marrë fund njëherë e mirë“, u shpreh Majlinda Bregu.
Zonja Bregu e quajti takim normal pune, ndërsa ky takim vjen pak ditë para se Shqipërinë pritet ta vizitojë McAllister
McAllister, i cili mban dhe postin e zëvendës¬presidentit të Partive Popullore Europiane pritet të jetë në rolin e negociatorit për të zgjidhur krizën nëpërmjet dialogut.
vijon
KOHA JONË SONDAZH

