FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Kriza politike mund të nxisë edhe sulme terroriste”, alarmi i ekspertëve të sigurisë

Për ekspertët e sigurisë, kriza politike që ka përfshirë vendin mund të nxisë situata të caktuara destabiliteti, përfshirë edhe sulme terroriste, ndaj sipas tyre nuk duhet neglizhuar asnjë informacion nga partnerët e huaj.

“Shqipëria destabilizohet shpejt sepse nuk kemi struktura shtetërore të konsoliduara dhe nuk kemi politikanë të qetë që të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre dhe të lëshojnë nga vetja”, thotë Ylli Zylla, ish-drejtor i SHIU-t.

“Destabilizim kemi parë në vende të ndryshme në forma nga më të ndryshmet, ndaj kjo nuk përjashtohet”, thotë Arjan Dyrmishi, studiues i sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por kush mund të jenë të interesuar për destabilitet në vend?

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në radhë të parë shtetet rreth nesh, që nuk janë vende të NATO-s dhe as të BE-së që të jenë të interesuara që Shqipëria të ketë stabilitet. Pastaj është influenca ruse që është shtuar në biznes dhe administratë”, thotë Zylla.

“Për analogji, një vend i interesuar direkt për destabilitet në Shqipëri mund të jetë Maqedonia, për interes vetjak, pasi mund të mendojë se do të bjerë rreziku që ata ndjejnë prej nesh. E njëjta gjë është me Serbinë”, nënvizon Dyrmishi.

Sipas Dyrmishit, krimi i organizuar mund të përfitojë edhe nga zhvendosja e policisë në protesta apo trazira që mund të shkaktohen në vend.

“Nëse policia përqendrohet në menaxhimin e protestave apo rrëmujave, sigurisht që kjo do të jetë lehtësi për trafikantët, pasi do kenë mundësi që në një kohë të shkurtër të transportojnë sasitë e narkotikëve në vende të sigurta dhe kjo do të ketë pasoja për më vonë”, thotë Dyrmishi. / Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?