FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kriza politike në vend, faktori ndërkombëtar “mësyn” Tiranën javën e ardhshme

Java e ardhshme pritet të jetë intensive sa i takon angazhimit të faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Duket se përpjekjet e faktorit ndërkombëtar do të përqendrohen tek arritja e marrëveshjes politike mes mazhorancës dhe opozitës.

Përveç ministrit të Jashtëm të Gjermanisë Sigmar Gabriel, i cili viziton Tiranën të hënën, pritet që në Shqipëri të mbërrijë edhe kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister.

McAllister, është pjesë e Partisë Kristiandemokrate të kancalares gjermane Angela Merkel dhe vizita e tij pritet që të ndihmojë palët për arritjen e një kompromisi. Konfirmimi për vizitën e kreut të komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, vjen vetëm pak ditë pas takimit me kryetaren e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, në Bruksel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpjekja e faktorit ndërkombëtar për kapërcimin e situatës së vështirë ku gjendet politika shqiptare, vjen pak ditë pas apelit të Zv/Presidentes së Komisionit dhe Shefe për Politikën e Jashtme në BE Europian Federika Mogerini, si dhe komisionerit për Zgjerim Johanes Hahn, drejtuar opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata janë shprehur të prerë se debati politik nuk duhet të zhvillohet jashtë, por brenda Parlamentit sipas praktikës demokratike. Mogerini dhe Hahn u kanë bërë thirrje liderëve politikë që të veprojnë me përgjegjshmëri, me respekt për institucionet, dhe t’i hapin rrugën zgjedhjeve demokratike, në përputhje me standardet ndërkombëtare. /Vizion Plus

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?