FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kriza politike – Përfundon takimi i ambasadorëve Lu e Vlahutin me partitë e vogla

Ka përfunduar mbledhja e ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin me partitë e vogla parlamentare, takim i cili u thirr për t’i informuar mbi situatën politike në vend.

Takimi u thirr nga Lu dhe Vlahutin për t’i informuar ata mbi negociatat e zhvilluara tri ditë më parë në  Pallatin e Kongreseve në Tiranë, takim i cili përfundoi pa sukses.

Në takimin 60-minutësh krerët e partive të vogla biseduan me ambasadorët Lu, Vlahutin dhe Borchardt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se pjesa më e madhe e partive të vogla në vendin tonë, në këtë takim përfaqësuan nga kryetarët e tyre. Ndërsa nga Partia Republika në takim nuk merrte pjesë Fatmr Mediu, por Arian Madhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq, PDIU përfaqësohej nga deputetja Mesila Doda, dhe jo nga kryetari Shpëtim Idrizi.

 Mesazhi dërguar partive

Përshëndetje z. Madhi, z. Duka, z. Dule, z. Ndoka, z. Blushi, z. Idrizi, z. Shehi Ambasadori Borchardt, Ambasadori Lu dhe Ambasadorja Vlahutin kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në një takim informues për procesin e negociatave te zhvilluar mbrëmë.

Takimi do te zhvillohet ditën e premte, dt. 28 prill ora 10:00, vendi për t’u konfirmuar. Ju lutem me konfirmoni nëse axhenda juaj e mundëson pjesëmarrjen tuaj ne këtë takim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?