FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kriza politike, Shehi: Rama po i shkurton kohën negociatave

Kreu i LZHK dhe aleati i Bashës, Dashamir Shehi tha se me këtë që bëri sot kryeministri Rama duke u tërhequr nga oferta e 25 prillit, po mundohet ti shkurtojë kohën negociatave. Shehi tregoi në studion e Tonight se Bashës i ka propozuar se shqiptarët duhet t’i çojmë në zgjedhje, pavarësisht se kur.

Tare: Çfarë ka ndryshuar nga paketa e McAllister me këtë të sotmen?

Shehi: Ato 4 ministra u bënë zv/ministra. Data e zgjedhjeve nuk është diskutuar. Sot Rama me mendjen e tij ka menduar që ka mbërrit goxha shumë dhe i ka mbyll pazaret në kampin e vet. Praktikisht nuk ka më kundërshtarë dhe mendon se mund të shkelë me këmbë opozitën. Është një ide e gabuar dhe këtë e thotë nje njeri si puna ime që ka hyrë tek liberale dhe po të vazhdojë me këtë arrogancë dhe njerëzit e urtë si puna ime do neverikoseshin. Ky njeri del e tallet me opozitën dhe thotë keni 48 orë. Ku do shkojmë ne? Do bëjmë ndeshjen e kthimit! Ky nuk mund të përcaktojë oraret dhe afatet. Në këtë mënyrë ky po i shkurton kohët negociatave. Duke e lënë kaq shumë nuk po na le shteg tjetër veç rrugës, rruga ka të papritura të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tare: Çfarë propozuat në mbledhjen e grupit?

Swiss Digital Mobile Reklama

Shehi: Kam propozuar atë që e kam thënë hapur. Sido qoftë ne kemi për detyrë ti çojmë  shqiptarët në zgjedhje. Do t’i çojmë pas 5 javësh siç pretendon zotëria e tij, apo pas 5 muajsh sic pretendon zotëria tjetër, kjo është një çështje qëshpresojmë të arrijmë përmes negociatave, por qëllimi final i PD dhe aleatëve është ti cojë shqiptarëve në zgjedhje, por me kushte minimale të rregullit zgjedhor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?