FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kriza, shtyhet për nesër vizita e negociatorëve të PPE/ Axhenda

Shtyhet për nesër vizita e ndërkombëtarëve në Tiranë për të negociuar për krizën politike.

Mbërritja e David McAllister dhe Knut Fleckenstein ishte parashikuar për sot pasdite, por është shtyrë për nesër në mëngjes, ndërsa do të qëndrojë në Tiranë 6 orë.

David McAllister është zv/Presidenti i Partisë Popullore Europiane dhe kreu i komitetit për Politikën e Jashtme në Parlamentin Europian, është një nga njerëzit e besuar të grupimit më të madh politik të të djathtës europiane dhe i kancelares gjermane Angela Merkel, por njëkohësisht edhe një i njohur i kryetarit demokrat Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai do të qëndrojë 6 orë në Shqipëri në përpjekje të zgjidhjes së krizës politike, por arritja e qëllimit parashikohet shumë e vështirë, pasi opozita ka itensifikuar aksionin.

Swiss Digital Mobile Reklama

McAllister dhe Fleckentsein do të kenë për mision gjetjen e një rrugëzgjidhje mes maxhorancës dhe opozitës e cila do të çonte në dhënien fund të ngërçit politik dhe zhvillimin normal të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

David McAllister do të takojë në Tiranë, kryeministrin Rama, kryetarin e Kuvendit, Meta, i cili ka anuluar edhe një vizitë jashtë vendit për shkak të mbërritjes së David McAllister.

Zv/Presidenti i Partisë Popullore Europiane pas Ramës dhe Metës do të takojë edhe kryetarin e PD, Basha në përpjekje për ta bindur të dalë nga çadra dhe të futet në zgjedhje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?