FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Krizë e PD? Spaho, Ramës: Çfarë shkruante Kurir e Vuçiç për ty?

Nenkryetari i PD, Edmond Spaho, argumentoi nga çadra e protestës se pse në vend kemi krizë politike dhe jo krizë të PD siç shprehet kryeministri Edi Rama.

Spaho: “Po na thotë Edi Rama që nuk është krizë politike por është krizë  e PD. Por droga dhe krimi janë të PD apo Edi Ramës? E patë sot gazeta Kurir, e mikut të Edi Ramës, Vuçiçit, në faqen e parë me fotografi shkruante: Rama shet drogë. Është i turpshëm për një Kryeministër që të identifikohet gjithandej si një promotor i drogës në Shqipëri. Mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me drogë? Është krizë e PD-së thotë, por a e dëgjuat dje Sekretarin e Përgjitshëm të NATO-s që tha të zgjidhet kriza politike. Pra nuk është krizë e PD, është kriza e Edi Ramës dhe regjimit kleptokratik që ka ndërtuar.

Spaho tha se me 7 maj në Kavajë do të ketë një protestë paqësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spaho: Në 7 maj kemi betejën me regjimin e Edi Ramës në Kavajë. Në vitin 1990 rrëzuam regjimin komunist nga Kavajë. Rrëzimin e regjimit kleptokratik do ta fillojmë nga Kavaja, do të bëjmë një protestë paqësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?