Kryebashkiakja Ademi: Rama kërcënoi dje. U hakërrehet shkodranëve se nuk e votuan

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi doli sot në një konferencë për median për të denoncuar ato që ajo e quajti kërcënim nga kryeministri Edi Rama pasditen e djeshme në stadiumin Loro Boriçi”.

Ajo akuzoi kryeministrin se po privon Shkodrën për tu zhvilluar. “Jam këtu për të denoncuar kërcënimet e papranueshme dhe skandaloze të kryeministrit të vendit ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj. Mbrëmë në prani të dhjetra vetëve në ambientet e stadiumit Loro Boriçi Edi Rama u hakërrue duke më thënë se Shkodra do të ketë zero fonde. Zero fonde e përsëriti 10 herë kryeministri i Shqipërisë”- deklaroi Voltana Ademi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?