Kryebashkiakja e Sarandës pret Thaçin: Je fisnik si pemë ulliri
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim kryetaren e Bashkisë së Sarandës Florjana Koka, së bashku me ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi, si dhe një grup biznesmenësh shqiptarë.
Gjatë takimit, kryebashkiakja e Sarandës e ka komplimentuar Thaçin, duke i thënë se është si një pemë ulliri. Kryetarja e Sarandës i ka dhuruar presidentit Thaçi një degë të pemës së ullirit. “Kjo është një degë e një peme fisnike dhe ju jeni gjithashtu fisnik”, ka thënë ajo.
Sa i takon agjendës zyrtare, mësohet se Thaçi e ka falënderuar kryebashkiaken e Sarandës për pritjen që kjo bashki i ka bërë turistëve nga Kosova. Thaçi ka shtuar se bashkëpunimi strategjik mes të dyja vendeve do të jetë intensive në shumë fusha.
KOHA JONË SONDAZH

