Kryebashkiaku Benet Beci shtron “Sofrën Shqiptare n’zemër të Shkodrës” në Ditën e Flamurit
“Përgatitjet e fundit për kulminacionin e Festave të Pavarësisë, janë në orët e fundit. Shkodra po vjen me surpriza dhe super aktivitete festive, të dedikuara Javës së Pavarësisë.”
“Ejani në Shkodër dhe festoni me ne, sepse nga sot nis festa e vërtetë” është kjo ftesa e kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, i cili ka pastuar në mediat sociale dinamikën e punës që po bëhet për përgatitjet për të kremtuar Ditën e Flmurit në atë që ai e ka quajtur “Një organizim gjigand, si asnjëherë më parë, po merr formë.”
‘Sofra Shqiptare nzemër të Shkodrës ’ vjen me aromën, traditën dhe mikpritjen që na bashkon të gjithëve.”
Kryeqendra e Veriut, Shkodra e firmëtarëve të Mëvetësisë së Shqipërisë, Shkodra e kolosëve të mendimit, e farëmbjedhësve të alfabetit, të zëshmërisë së çështjeve shqiptare, Shkodra e atyre që ka përkundur dhe rriur dalzotës të kombit, atyre që e kanë përfaqësuar dhe mbrojtur çështjen shqiptare me zedh të pashoq atdhetarie, vjen në këtë përvjetor të Pavarësisë, si një sofër e madhe festive, ku janë të ftuar të gjithë, ku do të kremtohet dhe madheshtohet kjo ditë e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Krahas punëve të tjera për të ndryshuar Shkodrën, autoritetet e qeverisjes vendore i kanë kushtuar një interes të veçantë përgatitjet për të festuar. E gjithë Shkodra është e veshur kuqezi. Kudo ndjehet atmosfera e festave që do të kulmojë nesër në 113-vjetorit e ditës që “me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”.
Albert Vataj
KOHA JONË SONDAZH

