Kryebashkiaku kroat i Zarës, Branko Dukiq pret delegacionin e Bashkisë Durrës

Kryebashkiaku i Zarës, Dukiq pret Delegacionin e Bashkisë Durrës

Një delegacion i Bashkisë së qytetit të Durrësit, i kryesuar nga kryetarja bashkisë Emiriana Sako, ka vizituar me 22 Mars 2024, qytetin e Zarës. Pjesë e këtij delegacioni ishin edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, z. Riza Poda, Deputetja e Kuvendit të Kroacisë Ermina Lekaj Prljaskaj dhe Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Zarë Anton Dedaj.

Ata u pritën në bashkinë e Zarës nga kryetari Branko Dukiq, drejtues të drejtorive administrative, e përfaqësues të Dhomës së Tregtisë e të Bordit Turistik.

Në këtë takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes dy qyteteve në fusha të ndryshme, por theksi më i madh u vu në përvojën e qytetit të Zarës në tërheqjen e fondeve të BE-së për financimin e projekteve të qytetit. Z. Stefani Mikulec Perkoviq dha një pasqyrë të situatës që nga themelimi i Departamentit Administrativ për fondet e BE-së e deri më sot. Durrësi, si gjithë Shqipëria, ka mundësinë e përdorimit të fondeve të para-anëtarësimit dhe përvoja e Bashkisë së Zarës në këtë fushë është e vlefshme edhe për bashkinë e Durrësit.

Gjithashtu, si bregdetar, Durrësi ka një zhvillim të përshpejtuar të turizmit, i cili sjell me vete sfida të shumta për infrastrukturën dhe popullsinë vendase, e cila ishte një tjetër temë bisede, ndërsa të ftuarit u interesuan edhe për përvojat e Zarës dhe zgjidhjet për zgjatjen e sezonit turistik. Anëtarëve të delegacionit te bashkisë Durrës u bëri përshtypje veçanërisht pastërtia e qytetit të Zarës, dhe mirëmbajtja e hapësirave publike. Ata u interesuan edhe për procedurën e aplikimit të mureve rrethuese të qytetit të Zarës për në UNESCO, sepse ata vetë synojnë të aplikojnë për muret e qytetit të Durrësit për listën e UNESCO-s. Pas takimit, delegacioni vizitoi qendrën e qytetit të Zarës dhe vizituan një projekti të bashkëfinancuar nga fondet e BE-së – pallatet e Dukës dhe Providur-it, përpara se të vizitonin edhe Universitetin e Zarës.

SHKARKO APP