Kryebashkiaku Llatja: Radioamatorizmi, një tjetër sport kampion në Elbasan

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka realizuar një takim me profesor Drinin dhe ekipin e radioamatorëve të Elbasanit. Ai ka bashkëbiseduar nga afër me të rinjtë kampionë të këtij sporti dhe trajnerin e tyre. Kampionët e shkollës “Vasil Kamami” me këmbëngulje vazhdojnë të mbajnë këtë traditë të mirë me rezultate të larta.

Duke u ndalur tek investimet dhe rritja nga viti në vit për sportin në veçanti, kryetari Llatja vlerësoi ekipin e radioamatorizmit, kampion prej vitesh në Elbasan.

“Është bukur të shohësh se si ky sport aktivizon të rinjtë dhe promovon modelet e mira të qytetit. Radioamatorizmi është sporti i mendjes, sporti i logjikës dhe nuk ka moshë. Prej shumë vitesh në Elbasan, ne vazhdojmë të jemi kampionë në radioamatorizëm, ndaj përgëzoj të rinjtë dhe fëmijët të cilët janë bërë pjesë e këtij aktivizimi sportiv, si dhe punën e palodhur të Drinit. Ne po i mbështesim të gjithë sportet jo vetëm nga ana financiare, por edhe tek terrenet. Nga viti në vit po japim maksimumin dhe kemi rritur buxhetin për sportin. Nga fillimi i këtij mandati kemi shumëfishim të buxhetit si për infrastrukturën edhe për mbështetjen që i kemi dhënë sportit”, tha Llatja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drini Dervishi, mësuesi i gjimnazit “Vasil Kamami”, i cili formoi ekipin e radioamatorëve elbasanas, thotë se do të dalim kampionë. Ky ekip përbëhet nga 10 djem e vajza, të cilët kanë tashmë certifikatën e kodit Mors dhe janë nënkampionë të Ballkanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?