
Pas mbledhjes maratonë me kabinetin qeveritar prej 16 orësh, kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me drejtuesit politikë të PS-së në qarqe, ku herët në mëngjes takoi edhe Presidentin Bajram Begaj.
Mësohet se janë zbuluar sondazhet për çdo bashki si dhe është diskutuar puna e kryebashkiakëve. Rama u ka kërkuar që të nisin fushatën për kandidatët për këshillat bashkiakë, e njëjta me nisëm “Deputeti që duam”.
Kërkesa kryesore ka qenë mobilizimi i të gjitha strukturave në terren, nga qendra në bazë.
