Kryebashkiaku Veliaj: Kur bëhemi bashkë, bëjmë punë të mrekullueshme
Gjashtë qytetarë betohen për marrjen e shtetësisë shqiptare në Bashkinë e Tiranës.
Gjatë ceremonisë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Shqipëria dhe Tirana po jetojnë ditët e tyre më të mira, duke shtuar se kur shqiptarët bëhen bashkë, bëjnë punë të mrekullueshme.
“Sot ju bëheni pjesë e asaj që ne e quajmë ‘skuadra e Shqipërisë’, e një Shqipërie moderne, e cila është sot në ditët e saj më të mira. Është e vetmja herë që Shqipëria ka pasur kaq shumë turizëm, është e vetmja herë që Shqipëria ka pasur këtë reputacion në botë, që ka drejtuar OSBE-në dhe Këshillin e Sigurimit. Është e vetmja herë që Tirana ka qenë ‘Kryeqyteti Europian i Rinisë’, ‘Kryeqyteti Europian i Sportit’ dhe për pak ditë, në 2025 merr titullin ‘Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut’. Kjo do të thotë se kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, mund të bëjmë punë të mrekullueshme. Kur ne merremi tërë kohën me njëri-tjetrin, duke i vëmë stërkëmbësha njëri-tjetrit, atëherë humbasim kohë shumë të çmuar”, tha Veliaj.