FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryemadhi: Arroganca e qeverisë çoi opozitën drejt vendimit ekstrem!

Përgjegjësinë për situatën në vend, si një forcë kryesore politike në koalicionin qeverisës, LSI e ka mbajtur në radhë të parë ndaj vetes së saj.

Kështu, edhe zëvendëskryetarja e sapozgjedhur e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, thotë se ashtu siç është pjesë e sukseseve të reformave të realizuara nga qeveria, njëjtë ndihet edhe bashkëfajtore për gabimet dhe arrogancën e kësaj qeverisje. Madje pikërisht tek arroganca që përfaqësues të qeverisë kanë shfaqur, Kryemadhi sheh edhe zanafillën e nisjes së “revoltës” së Partisë Demokratike, që sot proteston prej rreth 3 muajsh dhe ka deklaruar bojkotin e zgjedhjeve.

E ftuar në emisionin “Komiteti” të gazetarit Berat Buzhala, zonja Kryemadhi, thotë se nuk është zgjidhje për opozitën që të mos marrë pjesë në zgjedhje, ashtu sikundër shprehet se një garë elektorale pa PD-në është si të luash futboll pa kundërshtar!

Swiss Digital Desktop Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=2xQLDr1qZxw” width=”560″ height=”315″]

Swiss Digital Mobile Reklama

E ftuar në emisionin “Komiteti” të gazetarit Berat Buzhala, zonja Kryemadhi, thotë se nuk është zgjidhje për opozitën që të mos marrë pjesë në zgjedhje, ashtu sikundër shprehet se një garë elektorale pa PD-në është si të luash futboll pa kundërshtar!

“Nëse do kemi një klasë politike të civilizuar…sado që të jesh mund të blesh votën, fukarallëkun e njeriut, po shpirtin nuk e blen dot,. Dhe shqiptarët e kanë kuptuar, i kanë marrë lekët politikanëve por si kanë dhënë votën. Edhe në jemi bashkëfajtorë në qeverisje, ashtu sikurse jemi pjesë e sukseseve. Ne ndërtuam një sistem të tillë, që Shqipëria u mbush me kanabis, që krijuam një arrogancë me njerëzit, me qytetarët, me opozitën. Ndoshta kjo arrogancë bëri që opozita të ndihej e pa sigurtë, e pa përfshirë dhe normalisht ajo në një moment të caktuar përfiton dhe kërkon ta përdorë për interesat e saj. Por mendoj se bojkoti i zgjedhjeve nuk të jep zgjidhje të nxjerr jashtë loje. Zgjedhjet pa opozitën është si të luash futboll me një ekip. Ne po dëgjojmë të korruptuar të korruptuar, por emra nuk po dëgjojmë, nga opozita”, u shpreh Monika Kryemadhi për emisionin “Komiteti”, prodhim i gazeta Express që transmetohet në RTV Dukagjini.

/Gazeta Express/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?