Kryemadhi: Bashkia Tiranë po tenton të blejnë njerëzit e LSI, më qesharakja oferta për Silva Cakën

Gjatë një takimi me të rinjtë që do të votojnë për herë të parë më 25 prill, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi teksa foli për largimet e fundit nga kjo parti, tha se drejtorët e bashkisë së Tiranës po tentojnë të blejnë njerëzit e LSI-së, ku cilësoi si qesharake ofertën për ish-deputeten Silva Caka.

”Ose më qesharakja është sesi Lali Eri fton Silva Cakën, deputeten e LSI, dmth janë këto janë banalitete që gjejnë vemje politike të cilat faktikisht Shqipëria për hir të së vërtetës e ka këtë defekt. Dhe gjithmonë duhet rigjenerimi, rifreskimi i klasës  politike për të sjellë njerëz të rinj, figura të reja dhe çdo konsumim politik që vjen të cilët faktikisht i kanë dhënë kosto politike  grupeve të caktuara politike apo njerëzve të caktuar. Kjo është demokracia”,- tha Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?