Kryemadhi: Dështimi me integrimin, pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka publikuar në Facebook nëntë premtimet kryesore të pambajtura nga kryeministri Edi Rama. Duke ju referuar deklaratës së ish-ministres Klajda Gjosha për këto premtime, Kryemadhi shprehet se duhet t’u kujtojmë njerëzve mashtrimet e qeverisë, që më pas ata të gjykojnë vetë.

“Shumë e vërtetë Klajda! Janë jo vetëm këto 9, por edhe shumë premtime të tjera që ai nuk i ka mbajtur. Edhe dështimi që po shohim sot me Integrimin Europian ka ardhur si pasojë e tyre. Është mirë t’ua kujtojmë njerëzve, në mënyrë që ata të gjykojnë vetë mbi atë çfarë ai ka premtuar dhe çfarë ka realizuar për të mbajtur pushtetin”,- shkruan Kryemadhi në një postim në Facebook.

Shumë e vërtetë Klajda! Janë jo vetëm këto 9, por edhe shumë premtime të tjera që ai nuk i ka mbajtur. Edhe dështimi që…

Swiss Digital Desktop Reklama

Posted by Monika Kryemadhi on Monday, November 30, 2020

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?