Kryemadhi: Edi Rama për karrigen e tij shet gjithçka

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaron Edi Rama ka mashtruar shqiptarët në marrëveshjen me Greqinë. Në një reagim, Kryemadhit thotë se për të ruajtur karrigen e tij, kreu i qeverisë ka shitur gjithçka.

“A ka më qartë se kaq?! Ky njeri për karrigen e tij shet gjithçka. Nuk njeh as moral e as ndjesi për atdheun. Ky njeri pasi shkatërroi marrëdhënien me Greqinë duke prishur Kishat si në kohën e komunizmit, tani fal detin për pak mëshirë nga Greqia. Ky njeri ka shqyer edhe portat e Shqipërisë për të larguar të rinjtë dhe për të sjellë gjithë plehrat e botës”,- shprehet Kryemadhi.

Kryetarja e LSI shprehet se kryeministri nuk ka asnjë shqetësim vendin. “Dhe në fund e ka të qartë se shqiptarëve nuk u duhet më as deti, as mali, as fushat dhe asnjë pasuri tjetër, sespe kështu si e ka katandisur Shqipërinë dëshira e çdo të riu është të largohet nga vendi. Ky satrap nuk pyet më për asnjë vlerë njerëzore, qytetarie apo atdhedashurie”,- thotë Kryemadhi.

Kryetarja e LSI shton se atë që nuk ja bënë vendin as pushtetusit, po e bënë Edi Rama me gjakftohtësi.

“Sepse për të ka vlerë vetëm karrigia e tij, për të cilën po paguajmë të gjithë çmimin më të shtrenjtë, atë të shitjes së territorit shqiptar. Atë që nuk e bënë dot as diktaturat dhe pushtuesit, Edi Rama po e nënshkruan me gjakftohtësi të madhe”,- shprehet Kryemadhi.

SHKARKO APP