FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryemadhi: Faktori politik shqiptar shumë i rëndësishëm për stabilitetin e Maqedonisë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi priti në një takim në selinë e LSI-së, Kryetarin e PDSH-së të Maqedonisë, Menduh Thaçi, me të cilin bisedoi rreth zhvillimeve politike ne të dy vendet tona dhe për forcimin e bashkëpunimit midis dy partive në veçanti dhe faktorit shqiptar në tërësi.
Z.Thaçi informoi Kryetaren e LSI-së për zhvillimet politike në Maqedoni , në mënyrë të veçantë për përgatitjet për Referendumin, duke evidentuar kompaktësinë e faktorit politik shqiptar në Maqedoni, si një faktor i rëndësishëm jo vetëm për stabilitetin, por edhe për integrimin euroatlantik të saj.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pasi e falënderoi Thaçi për ekspozenë që ai bëri, theksoi se edhe për LSI-në stabiliteti i Maqedonisë është i rëndësishëm, ashtu siç është i rëndësishëm për rajonin tonë anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe në këtë kontekst ajo përshëndeti dhe vlerësoi rolin e faktorit politik shqiptar në Maqedoni si shumë të rëndësishëm. Në vijim të dy kryetarët folën për bashkëpunimin e mirë që ekziston midis dy partive dhe domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?