Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:03 Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim” Senatori demokrat Chris Van Hollen njoftoi se do të kandidojë për kreun e shumicës në Senat, duke sfiduar hapur Chuck Schumerin. Schumer thotë se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Takim i madh i LSI në Korçë

Politikë E shtunë, 31 Tetor 2020 20:52
Takim i madh i LSI në Korçë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar nga qyteti i Korçës se LSI-ja do të dalë forcë e parë në këtë zonë. ”Duke marrë në dorë drejtimin e LSI-së Korçë me këtë grup të jashtëzakonshëm të cilët janë të ditur, kanë dëshirë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri, kanë dëshirë të investohen për të ardhmen e vendit, për veten e tyre, për familjen e tyre, për rrethin shoqëror, për qytetin e tyre. Ky është fati më i madh që ka LSI-ja, kjo është energjia e LSI-së. Kjo është edhe fuqia e LSI-së e cila është partia e të rinjve dhe të rejave, e cila do të jetë partia e familjes shqiptare që në themel të saj ka familje të konsoliduar, prindër të konsoliduar, të ardhme të konsoliduar dhe vetëm kështu ne mund të kemi një shtet të konsoliduar dhe ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve”,-tha më tej Kryemadhi.

Fjala e plotë

Sot do dëshiroja të flisja për qytetin e Korçës, që është një nga qytetet më të bukura që ka Shqipëria, për shkak të historisë, për shkak të traditës, për shkak të kulturës, për shkak të universitetit, që edhe pse ne dëgjojmë problematika pafund, duke filluar që nga tarifa e deri te mësimdhënia, kushtet apo mungesa e kërkimit shkencor në universitete. Sido që të jetë është një qytet që e fusim në listën tonë të qyteteve më të preferuara. Por kur pyesim korçarët, sidomos të rinjtë dhe të rejat, a jeni më mirë seç ishit 4 vite më parë, apo 8, 12, apo edhe 20 vite më parë, prindërit e tyre i dëgjon jo. Një gjimnazist thotë nuk e di, gjyshërit thonë njëherë e një kohë, e kështu me radhë. Po të shkosh të pyesësh a ka më shumë vende pune sot në Korçë, njerëzit thonë jo ka më pak. A ka më shumë të rinj në Korçë sot? Jo thonë, janë larguar. A ka më shumë investime në Korçë sot? Jo thonë, investohet për të tretën herë në të njëjtin projekt. A ka më shumë familje të reja në Korçë? JO thonë, largohen çdo ditë e më shumë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E pra kur shikojmë atë që ndjejmë çdo ditë, Korça një qytet që të ofron traditën, familjen, jeni të lidhur më ngushtë me njëri-tjetrin, mendoni se si mund të jetë Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri e të gjitha me radhë. Çdo ditë e më shumë shtëpitë tona dhe qytetet po zbrazen sepse fëmijët tanë nuk kanë mundësi. Nuk iu ofrohet punësimi, arsimi, shërbimi shëndetësor, infrastruktura dhe lëvizja e lirë, ajo që është më e rëndësishme, nuk i ofrohet shpresa. Prandaj ne si LSI kemi menduar që të gjejmë rrugën më të mirë që nuk është duke iu ftuar të votoni Monikën, votoni LSI. Ne mendojmë që rruga më e mirë për fëmijët tanë, për Shqipërinë, për fëmijët e shqiptarëve është që ne t’iu ofrojmë LSI.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ne iu ofrojmë LSI-në, këtë parti politike që ka një histori 16 vjeçare e krijuar nga një grup të rinjsh eurosocialistë shqiptarë, nga disa intelektualë të pavarur që iu bashkuan nismës politike të 16 viteve më parë të Ilir Metës, sot President i Republikës. Iu ofrojmë sot këtë investim disa vjeçar për ju të rinj dhe të reja, për ju brezin e pedagogëve të rinj që duan të ndryshojnë realitetin. Për brezin e Ismeraldës, Fabjolës, Krenarit, për kushërinjtë tuaj, për shokët tuaj. Merrini dhe kthejini në një pedant që t’ju shërbejë ju për ta kërcyer dhe për ta çuar Shqipërinë drejt BE.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 16 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 19 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 19 orësh

Jo me fjalë, por me dinjitet dhe integritet, me vepra, me punë të mirë paguar, me arsim cilësor, me shëndetësi cilësore, me ekonomi të hapur, me zhvillim ekonomik të vendit, me hapësira dhe mbi të gjitha me demokraci dhe me fjalë të lirë. Atë që para 30 viteve e ngritën studentët e dhjetorit sot pas 30 vitesh ne vazhdojmë dhe diskutojmë fjalën e lirë dhe demokracinë. Në bazë të demokracisë ndërtohet liria ekonomike, lëvizja e lirë e qytetarëve, marrëdhënia njerëzore midis njëri-tjetrit, ndërtohet mbi të gjitha ajo familje që për ne është shumë e rëndësishme. Nuk dua të zgjatem sepse besoj te Petrika dhe te ekipi i Petrikës dhe dua të theksoj që shanset dhe mundësitë nuk janë as për Petrikën, as për Endritin, as për Suelën, as për profesorin, Eriseldin, as për Krenarin, as për Ismeraldën, as për Fabjolën, mundësitë janë për Korçën dhe për rininë korçare.

Sepse sot duke marrë në dorë drejtimin e LSI Korçë me këtë grup të jashtëzakonshëm të cilët janë të ditur, kanë dëshirë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri, kanë dëshirë të investohen për të ardhmen e vendit, për veten e tyre, për familjen e tyre, për rrethin shoqëror, për qytetin e tyre. Ky është fati më i madh që ka LSI-ja, kjo është energjia e LSI-së. Kjo është edhe fuqia e LSI-së e cila është partia e të rinjve dhe të rejave, e cila do të jetë partia e familjes shqiptare që në themel të saj ka familje të konsoliduar, prindër të konsoliduar, të ardhme të konsoliduar dhe vetëm kështu ne mund të kemi një shtet të konsoliduar dhe ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve.

Unë u jam shumë mirënjohëse, të jam shumë mirënjohëse Petrika që krijove një hapësirë komplet të re dhe qytetare për Korçën. Të jam shumë mirënjohëse Petrika që je përballur me sfida dhe me luftë të jashtëzakonshme edhe brenda nesh. Të jam shumë mirënjohëse që nuk u stepe nga skepticizmi i asnjë njeriu. Kjo është vlera jote më e madhe se nga një Petrikë i vetëm u bëre me mijëra Petrika, me mijëra djem dhe vajza, me mijëra shokë dhe shoqe. Jo vetëm shokë dhe shoqe të tu, por mbi të gjitha ti mblodhe rreth vetes pedagogë, individualitete, personalitete të qytetit të Korçës, të cilët ndoshta ne nganjëherë politikanët nuk mund t’i merrnim dot kurrë.

Prandaj unë ju falënderoj, u jam mirënjohëse dhe e kthej veten time në shërbim të plotë ndaj jush për të arritur qëllimin kryesor jo vetëm integrimin evropian, por qëllimin kryesor për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve, për të kthyer djemtë dhe vajzat e shqiptarëve në Shqipëri sepse vetëm kështu mund ta ndërtojmë vendin tonë që është vendi dhe populli më i vjetër në Evropë dhe në të gjithë botën po të doni ta quajmë. Zoti ju ruajt juve, familjet tuaja, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë dhe Zoti na ndihmoftë që t’i kthejmë fëmijët tanë në Shqipëri dhe të jetojmë të lumtur me ta. Faleminderit!

Etiketat e lidhura

korceLSIMonika Kryemadhi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 31 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 33 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 2 orësh

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.