Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryemadhi: Kryeministri në ikje është fytyra e mashtrimit dhe fytyra e grabitjes së të ardhmes së shqiptarëve

Politikë E shtunë, 17 Prill 2021 19:35
Kryemadhi: Kryeministri në ikje është fytyra e mashtrimit dhe fytyra e grabitjes së të ardhmes së shqiptarëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar mitingun e saj përmbyllës në qarkun e Fierit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Megjithëse një kohë me shi, mijëra qytetarë të qarkut të Fierit kanë sfiduar kohën duke krijuar një atmosferë entuziaste.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Me thirrjet me Monikën kryedeputete 6 mandate për numrin 6, Fieri ka përmbyllur në mënyrë spektakolare fushatën për këtë qark.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi theksoi se Kryeministri në ikje, i cili ka mbushur fasadat e të gjithë Shqipërisë me fytyrën e tij të mbuluar, sepse nuk ka guximin të tregojë fytyrën e tij të vërtetë, sepse është fytyra e mashtrimit dhe fytyra e grabitjes së të ardhmes së shqiptarëve.

Fjala e Kryemadhit

Përshëndetje Fieri, përshëndetje të rinj dhe të reja nga Fieri, përshëndetje gjyshe, nëna, baballarë, përshëndetje zemrat e vogla të Fierit, që edhe në këtë ditë me shi, fëmijët tuaj kanë ardhur këtu me ju. Ky është detyrimi më i madh, që ka LSI-ja. LSI-ja ka një borxh dhe një detyrë të madhe për fëmijët e vegjël, për të gjithë këta vogëlushë që sot janë këtu. Ata janë këtu sot me ju, me prindërit e tyre. Janë këtu me ju, sepse ju besoni tek LSI-ja. Fëmijët tuaj janë me ju, vajzat e vogla, djemtë tuaj të vegjël, janë këtu me ju, sepse ju e dini që LSI-ja e mban fjalën. Sepse ju e dini që LSI-ja do ta bëjë Shqipërinë shtëpinë tuaj, shtëpinë e shqiptarëve.

Motra dhe vëllezër, vij nga një takim madhështor i Vlorës. Vij nga një takim ku të rinjtë dhe të rejat e Vlorës me ekipin drejtues e bëjnë LSI-në fituese në Vlorë. Energjia që merr nga takimet tona, energjia që merr nga dashuria juaj, energjia që marrim nga familjet tuaja, është detyrimi i LSI-së, detyrimi më i madh për të çuar deri në fund angazhimin e saj, për të sjellë ndryshimin dhe të përmbysim tranzicionin e kalbur, që ka zënë sot Shqipërinë.

Kryeministri në ikje, i cili ka mbushur fasadat e të gjithë Shqipërisë me fytyrën e tij të mbuluar, sepse nuk ka guximin të tregojë fytyrën e tij të vërtetë, sepse është fytyra e mashtrimit dhe fytyra e grabitjes së të ardhmes së shqiptarëve. Ai ka zaptuar sot çdo qelizë të shoqërisë shqiptare, ai ka zaptuar sot çdo moment të jetës shqiptare. Por ai më 25 prill, do të largohet duke marrë votën tuaj për numrin 6 në kutinë e votimit, sepse ju do të votoni për këtë ekip të mrekullueshëm. Do të votoni për burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat e Fierit, të Roskovecit, të Patosit, të Lushnjes, të Divjakës.

Unë e them gjithmonë që LSI-ja i ka borxh Fierit. I ka borxh, sepse sot kemi një shkatërrim të Fierit. Sepse ne kemi me qindra dhe mijëra djem dhe vajza fierakë që janë larguar nga Fieri, për të mos u kthyer më. Sepse nuk kanë mundësi për të punuar, nuk kanë mundësi për të pasur një punë të mirëpaguar, nuk kanë mundësi për t’u arsimuar, edhe pse nxënësit e Fierit kanë qenë në universitetet shqiptare dhe në botë, nxënësit më të shkëlqyer. Të rinjtë e Fierit janë larguar sepse nuk shikonin dhe nuk shikojnë të ardhme. Por jam e bindur, që me Kejdin, Klajdin, Renaton, Besin, Maringlenin, djemtë dhe vajzat që janë këtu, ne do të sjellim ndryshimin.

Kryemadhi: Shqipëria nuk ka nevojë për punëtorë nga vendet e huaja por ka nevojë të rrisë pagat e punëtorëve shqiptarë

Jam e bindur që me pjekurinë e Benit, të Adit, Lusidës, të Blertës, të Almës, të Sarës, ne do të dimë të drejtojmë Fierin. Jo rastësisht e lashë në fund Emiljanon. Ndoshta jo të gjithë e njihni Emiljanon, por unë ndryshe nga të gjithë kandidatët e tjerë, do t’i kushtoj vetëm një fjali Emiljanos. E kam  njohur Emiljanon në Frakull, i cili sa kishte ardhur, kishte qenë duke punuar me traktor. Dhe unë e vlerësova sepse thashë një djalë i ri punon me traktor, por e vlerësova akoma më shumë, u ndjeva jo vetëm e surprizuar por kur Nori më tha që Emiljano është me shkollë të lartë dhe ditët e tjera punon inxhinier ajo ishte kënaqësia dhe krenaria ime më e madhe. Kuptova në atë moment nuk ka dembela që rrinë në kafe si thotë Edi Rama. Në Shqipëria ka djem dhe vajza punëtorë që e duna vendin, e duan tokën, e duan familjen,  e duan Shqipërinë, e duan flamurin. Shqipëria sot nuk kanë nevojë për punëtorë që të vijnë nga vendet  e tjera. Shqipëria sot ka nevojë për t’u rritur pagën punëtorëve të saj. Shqipëria sot ka nevojë për t’ju ulur taksat qytetarëve të saj. Shqipëria sot ka nevojë për të rritur standardin e jetesës së familjeve shqiptare.
Shqipëria sot ka nevojë për të krijuar më shumë hapësira, më shumë fuqi ekonomike për gratë dhe kryefamiljaret tona. Shqipëria sot ka nevojë për forcën e gruas dhe të vajzës. Jo vetëm në politike por dhe në zbatimet e saj. Shqipëria sot ka nevojë për djemtë e saj, për burrat e saj sepse sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për njeri tjetrin. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë t’i japim dorën njeri tjetrit sepse duke qenë solidar, ne jemi socialistët e vërtetë, ne jemi ata që mbajmë flamurin e kuq, ne jemi ata që nuk tradhtojmë njerëzit tanë. Ne jemi ata që mbajmë premtimet dhe ne jemi ata që i mbajmë njerëzit dhe i qëndrojmë angazhimeve. Prandaj unë ju ftoj që në 25 prill të gjithë siç jemi. Dhe të mos ndalojmë asnjë ditë, shtëpi më shtëpi, familje për familje, mik për mik, shok për shok, çdo njëri që takojmë në rrugë, mos të ndalojmë asnjë moment, asnjë sekondë, më 25 prill drejtohuni kutive të votimit për të votuar numrin 6, për të votuar LSI.

Etiketat e lidhura

Kryemadhi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

2 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.