Monika Kryemadhi: Kur të jeni në ish-Bllok, dilni me jelekë antiplumb!

Krimi po pushton edhe zonën më të garantuar, ish-Bllokun, në kryeqytet. Ngjarja e fundit tregon më së miri. Burime të besueshme tregojnë se një pjesë jo e vogël e lokalëve në ish-bllok janë kthyer në çërdhe të bandave kriminale me të rrezikshme, por shumica me përkrahje politike. Tashmë politika dhe sidomos mazhoranca nuk e don krimin larg qytetit për ta përdorur, porse e kërkon sa më afër zyrave të pushtetit, në ish-bllok.

Nga Berati, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka dhënë një porosi për të gjithë ata që frekuentojnë zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Nga një takim i LSI-së me simpatizantët në këtë qark, Kryemadhi foli për gjendjen e rënduar në vend, e duke iu referuar krimit të dy netëve më parë, tha se ata që pinë një kafe apo një ujë në Bllok duhet të marrin një jelek antiplumb.

”Kur pini kafe apo një ujë në ish-Bllok mos harroni të merrni me vete jelek antiplumb. 100 metra larg zyrës së kreut të parlamentit ndodh një luftë bandash. Mund të përmendim raste pafund, raste të pazbuluara apo mijëra raste kur kriminelët janë të identifikuar, por nuk ndalohen. Folën për reformë por kjo reformë jo vetëm që u kap nga Edi Rama, po përdoret si mundësi për të mbuluar krimin e organizuar”, deklaroi Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së ftoi shqiptarët që të zgjohen nga ai që e quajti gjumi i hashashit që ka zënë shqiptarët për të rrëzuar kryemininistrin. ”Ta rrëzojmë njëherë e përgjithmonë që qytetarët të jenë të barabartë para ligjit dhe shtetit. Ai 20 vite në pushtet është njeriu me jetëgjatësinë më të madhe në pushtet, por do ta marrë në qafë tahmaja e tij. Nuk do ta largojë opozita, por populli. Ai frikën e popullit ka. Ne si opozitë kemi qëllim t’ju hapim sytë t’ju zgjojmë ngja gjumi i hashashit”.

SHKARKO APP