Kryemadhi: Legalizimi i kanabisit, paketa e tretë ekonomike e Edi Ramës
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se ndalimi i koncesioneve duhet të ishte hapi i parë i qeverisë “Rama” për të përballuar krizën ekonomike. Në një intervistë për gazetaren Ilva Tare, kryetarja e LSI-së se qytetarët dhe bizneset kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetje ekonomike. Kryemadhi ironizoi projektin e Edi Ramës për legalizimin e kanabisit, duke e cilësuar si paketën e tretë ekonomike.
Ilva Tare: Mendoni se Reforma Zgjedhore do të arrihet para afatit, brenda 31 majit siç është kushti i vendosur?
Kryemadhi: E para, nuk ka arsye se përse mos të arrihet sepse mendoj që nëse palët do të kenë vullnetin e mirë politik dhe dëshirën e mirë për t’u ofruar shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. E dyta, për të përmbushur një nga kushtet kryesore të BE-së që Shqipëria të vazhdojë me dinjitet dhe integritet drejt rrugës së integrimit Europian është miratimi i kësaj Reformë Zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR, gjë që kalon një fazë për të treguar në një farë mënyre që vullneti politik qëndron, dëshira e mirë e klasës politike qëndron për ta realizuar dhe nga ana tjetër krijojmë edhe hapësirën apo edhe mundësinë e zgjidhjes së krizës politike. Gjë që për mua sot kriza politike ka kaluar në një shkallë të dytë. Për mua sot plani i parë është kriza ekonomike me të cilën përballen sot shqiptarët dhe varfëria që ka pllakosur apo që ka pushtuar shtëpitë e shqiptarëve është shumë e madhe dhe çdo ditë dhe më shumë do të vijë duke u ndjerë.
Ilva Tare: LSI e ka përfaqësuesin e saj në Këshillin Politik I cili është Z. Petrit Vasili. A ka një kërkesë kryesore LSI në këtë proces, në këtë reformë, le të themi a ka një vijë të kuqe?
Kryemadhi: Sigurisht, vija e kuqe është ndalimi i shit-blerjes së votës dhe ndalimi ose dënimi i kriminalizimit të votës. Kjo është vija e kuqe sepse sot ne çdo sistem apo çdo kod zgjedhor, në thelbin e saj që nga vitet 90 që ne kemi hyrë në pluralizëm dhe deri sot ka pasur problematikat e veta të menaxhimit por atë çfarë kemi ne sot problematikën kryesore është kriminalizimi i votës dhe shit-blerja e saj. E vetmja kërkesë e LSI-së është kjo, ndalimi i saj dhe stopimi i saj në mënyrë të tillë që ne të ndalojmë këtë proces në të cilin edhe faktikisht jemi futur në këtë krizë.
Ilva Tare: Kërkesa juaj për një qeveri tranzitore?
Kryemadhi: Patjeter, kush mund të jetë garancia?
Ilva Tare: Çfarë forme ka ajo? Çfarë kërkon?
Qeveria tranzitore nuk është një qeveri që i takon opozitës. Qeveria tranzitore është ai element i cili SHBA-të dhe BE ia ofruan Maqedonisë së Veriut në një moment të tillë. Mos të harrojmë që sot Maqedonia e Veriut, pavarësisht se kush është në qeveri, qeveria tranzitore është ajo që garanton procesin zgjedhor. Vetëm në këtë mënyrë ne mund të arrijmë të krijojmë besimin te qytetarët, te të gjitha forcat politike, sepse vërtetë mund të themi që kemi disa forca politike që janë në jetën politike shqiptare por mund të ketë forca të reja politike, mund të ketë individë të pavarur të cilët duan të përfshihen në jetën politike dhe nuk duan të jenë pjesë e asnje ideologjie politike. Prandaj një proces i tillë dhe një garanci e tillë… sot asnjë nga partitë politike nuk ua jep qytetarëve pot hemi sepse nëse ju do të hyni të garoni për deputete, ju keni të drejtën të thoni se asnjë parti politike nuk më garanton votën. Një qeveri tranzitore është një qeveri që garanton procesin zgjedhor sepse bëhet fjalë për 3 muaj, siç e ka Maqedonia e Veriut. Nuk pot hemi të bëjmë ndonjë shpikje. E ka Greqia, e ka Maqedonia e Veriut, kur bashkëjetojnë grekët, kur bashkëjetojnë maqedonasit me shqiptarët bashkë, pra kur shqiptarët janë shtet-formues në Maqedoninë e Veriut, përse nuk bashkëjetojnë shqiptarët vetëm me shqiptarët ku është 99.99% shqiptarë.
Ilva Tare: Pra 3 muaj para zgjedhjeve, një qeveri tranzitore. Përë këtë do të këmbëngulni brenda reformës.
Kryemadhi: Për në kjo është një nga garancitë e cila krijon mundësinë e një procesi të tërë sepse ne mund të miratojmë, të votojmë dhe të shkruajmë të zezë mbi të bardhë sat ë duash, mund të marrim të zbardhim edhe kodin zgjedhor të Danimarkës, të Suedisë apo edhe të Norvegjisë. Mund të zbardhim edhe Kushtetutën Amerikanë në kodin zgjedhor por problem qëndron të zbatimi, kush do ta zbatojë.
Ilva Tare: Çfarë duhet të bënte qeveria për krizën ekonomike….
Kryemadhi: Për mua mjafton të ndalonte urgjentisht koncesionet, do të ishte një nga gropat e buxhetit të shtetit, mjafton check up-in, se ndonjëherë shqiptarët nuk e kuptojnë. Shqiptarët duhet ta dinë që një analizë kur bëhej nga shteti shqiptar kushtonte 3 euro, sikur të bëhej në standardet europiane. Shteti shqiptar e paguan koncensionarin 12 euro. Pra, e para njëherë është 4 fish më shumë, pra janë para të cilat automatikisht shkojnë në xhepin e qeveritarëve, të koncensionarit e të tjerë e të tjerë. Të mos merremi më, që në kohën që ne po flasim sot për pagën e luftës, apo çështje të tjera të cilat kanë të bëjnë drejtëpërsëdrejti me ekonominë shqiptare, që janë inekzistente, qoftë për paketën e parë ekonomike, qoftë për paketën e dytë ekonomike apo edhe paketa e tretë e famshme, legalizimi i kanabisit, që është paketa e tretë ekonomike.
Ilva Tare: Legalizimi i kanabisit është paketa e tretë?
Kryemadhi: Po ajo është, se atë tha ai. Ai thotë për turizmin pra, turizmin, bujqësinë dhe fasonët. Ai u thotë shqiptarëve që unë ndihmën ekonomike do ua jap duke legalizuar kanabisin. Pra do shkoni do vadisni, plugoni dhe plehroni fidanët e kanabisit. Të jemi të sinqertë, ai prezantimin e këtij projekti e bëri në zyrën e Bashkimit Europian, që për mua ai shpërdoroi imazhin e delegacionit të Bashkimit Europian, imazhin e ambasadorit dhe e detyroi që zyra më pas të bënte përgënjeshtrim të thoshte që ne as nuk jemi pjesë e konsultimit dhe as nuk jemi përfshirë në këtë projekt. Kur ndërkohë zotëria në fjalë mund ta bënte shumë mirë një deklarim të tillë nga zyra e tij kryeministrore. Me ndërkombëtarët, por pse duhet ta bënte në krah të ambasadorit të BE-së, mund ta thoshte me ata që ka pyetur.
Unë mendoj që sot të flasësh për legalizimin e kanabisit është që të legalizosh krimin e organizuar. Unë nuk mëndoj që Shqipëria ka nevojë për këtë për momentin. Unë mendoj që Shqipëria ka nevojë që të legalizojë disa gjëra të tjera që janë shumë të rëndësishme. Të legalizojë transparencën. E dyta, t’i rikthehet institucioneve sepse nuk është më një shtet institucional po një shtet vagabond, Facebooku. Pra një popull që merr urdhra, nje shtet, një gjykatë, një polici, ku një sistem i tëri merr urdhra nga një prononcim i kryeministrit nga Facebooku. Ajo që unë dua të theksoj dhe që është shumë e rëdësishme sot, është që qeveria duhet të marrë masa për 60 mijë shqiptarë që kanë humbur vendet e punës vetëm në dy muaj. Unë sot takova një djalë të ri, i kishte thënë pronari ‘zotëri nuk kam mundësi të të paguaj, kështu që faleminderit që kemi punuar bashkë.’ Kishte punuar mbi 5 vite e gjysmë. Është 26 vjeç dhe sot është në mes të rrugëve. Ndërkohë, janë edhe qindra të tjera, mos themi mijëra biznese të cilat kanë falimentuar dhe kanë mbyllur bizneset e tyre. Ajo që është sot më e rëndësishme, kemi një kryeministër që filloi ndërtimet për tërmetin pas 26 nëntorit. Bëri një konferencë donatorësh, që besoj e mbani mend marketingun e jashtëzakonshëm që u bë për gjithë ato para që edhe sot nuk e dimë sa të vërteta janë. Dhe tjetra, jemi sot në këtë proces të pandemisë ku kemi rastin më flagrant. Kemi sot Suedinë që me masat e marra vazhdon dhe lëviz. Por, vijm deri këtu në konstatime që ajo që mua më shqetëson ose më nervozon është që ky njeri nuk ka bërë akoma asnjë plan se si duhet të përgatitet qoft qeveria, qoftë institucionet, se si do ja bëjnë me ndihmën ekonomike dhe depresionin që do të vijë. Mirë nuk dëgjon opozitën, sepse opozita qënka me problemet e veta, po si nuk dëgjon ekspertët? Ka ekspert edhe brenda Partisë Socialiste. Ka socialistë të mirë sa të duash që mund t’a analizojnë edhe t’ia rekomandojnë. Dhe pastaj dalim në deklarata qesharake ku iu thotë artistave shkoni punoni në ndërtim. Nuk është kjo zgjidhja.