Kryemadhi me 300 të rinj studentë e gjimnazistë: Ne jemi edhe me socialistët e thjeshtë që Rama i përdori dhe i mashtroi
Monika Kryemadhi sot nga Lezha në një miting të madh mu në zemrën e qytetit tha se “Nuk ka socialist që do të pranojë mashtrimet e Edi Ramës dhe të Rilindjes. Nuk ka socialist që nuk do punë dhe pagë të mirë, që nuk do fëmijën e tij në shtëpi. Njerëzit janë të gjithë njësoj para Zotit e ligjit, por edhe para familjes së tyre. Beteja jonë është e përbashkët, me socialistët e ndershëm, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Lezha ka mundësi pafund, jo vetëm në turizëm, trashëgimi kulturore, bujqësi, por edhe në resurset kulturore. Unë nuk dua t’iu them që të votoni, sepse do thoni që erdhëm e kërkuam votën. Unë do iu kërkoj të zgjoheni, të ndryshoni, sepse vetëm kështu ne mund të garantojmë arsim cilësor, që garanton punësim të mirëpaguar”.
Mintingu ishte jashtëzakonisht i madh me të rinjë, të cilët morën edhe teserat e LSI. Ishin 300 të rinjë student e gjimnazistë si dhe të rinjë nga Lezha që militojnë nga sot në LSI.


KOHA JONË SONDAZH

