Kryemadhi me biznesin fason në Berat: Betejën për ju e kemi nisur që në 2013-ën
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me bizneset fason në Berat.
Sipas Kryemadhit, shpesh kjo industri etiketohet si skllavopronari, por është krejt e kundërta sepse ato ngrihen pa asnjë ndihmë nga shteti dhe në fund mungon sërish vëmendja e shteti.
Ajo thekson se LSI e ka filluar betejën për bizneset fason që në 2013, ndërsa e pranon se kjo industri ka pafundësisht nevoja në Shqipëri.
FJALA NGA MONIKA KRYEMADHI
Falënderimi im kryesor sot do të shkojë për Esmeraldën, ose për Aldën, që ka pranuar që të jetë pjesë e ekipit tonë fitues në Qarkun e Beratit. Unë e di shumë mirë që shumë forca politike do të ishin të gatshme ti ofronin Aldës mundësinë që ti përfaqësonte ata, por ne e duam Aldën në ekipin tonë fitues, jo se ne e duam atë për atë që përfaqëson, por që bashkë me Aldën dhe me të gjithë djemtë dhe vajzat e LSI-së të realizojmë atë që kemi nisur për sektorin fason, që për hir të së vërtetës, të gjithë njerëzit janë skeptikë.
E kemi diskutuar me ta. Është një betejë që ne e kemi nisur që në Parlamentin e kaluar të 2013-s, ku kalvari i problemeve të industrisë fasone në situatë shumë të vështirë ekonomike, ishte Kodi Doganor, për të cilin ne kemi imponuar dhe kemi detyruar votën tonë për të ridimensionuar edhe njëherë Kodin Doganor, edhe pse nuk e zbatuan asnjëherë në favor.
Dua ta nis pak tek ajo fjala që tha Alda që, na kanë etiketuar si skllavopronare, si skllavëri moderne. Në fakt të gjithë e kemi këtë lloj koncepti, për shkak të asaj politike dhe propagande që herë pas herë u bëhet njerëzve duke krijuar një industri të tillë ku paguhen me paga shumë të ulëta, që nuk kanë kushte dhe mundësi.
Por në fakt ndodh diçka tjetër. Unë dje kam qenë në Dibër, kemi qenë në Maqëllarë, kemi qenë në një kompani që prodhonte timonë dhe sedilje për mjetet bujqësore, e fillonte procesin që nga fillimi e deri në detajimin e produktit përfundimtar dhe paga neto ishte 450 mijë lekë të vjetra, në Bllatë të Maqellarës në Peshkopi. Dhe sigurisht që ata ishin dy vëllezër që kishin punuar 15 vjet në Itali, kishin realizuar kontratat vetë, kishin krijuar çdo proces vetë, kishin blerë tokën, kishin marrë magazinat, kishin ndërtuar kapanonin, edhe pse ndihma nga shteti ishte ZERO. E megjithatë ata bënin çdo gjë për të mbajtur fuqinë punëtore, edhe kur dilnin me humbje, sepse i kishin specializuar, i kishin kualifikuar vetë. Kjo ishte një lloj sakrifice le të themi, sikurse e thatë edhe ju më parë, që periudha e pandemisë ka krijuar një lloj pandemie ekonomike brenda ekonomisë suaj, ku qindra punëtorë u mbyllën brenda mureve të shtëpisë, por pavarësisht mbylljes, ju keni qenë të detyruar ti paguanit pagat e tyre, edhe pse pagat e luftës nuk i morët kurrë.
Dhe asnjëherë nuk iu hodh vëmendja, por përkundrazi iu shtua një barrë akoma më e madhe, ku u rrit kosto e mirëmbajtjes së hapjes së fabrikave tuaja apo e Unë kam qenë edhe në Fier, dhe atje kam parë se si një fasoneri e tillë, moderne me aparatura të jashtëzakonshme prodhonin veshjet anti-covid për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kishin një kontratë që nga baza materiale që vinte, me qepje, me zinxhirë e deri sa dorëzoheshin e paketoheshin, e më pas çoheshin drejtpërdrejt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dhe kosto e tyre nuk krahasohet me atë që flasin ne këtu për kostot, që blihen në tenderët e qeverisë shqiptare, apo edhe në farmacitë tona, që mund të marrin biznese të caktuara.
Për të kaluar më pas tek maskat, që unë kur kam qenë herën e kaluar, Alda më ka dhënë disa maska dhe kur pashë që prodhonte për ‘Izabelën’ më iku mendja fare, që është një firmë shumë e mirë për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare. Në Shqipëri janë qepur dhe janë prodhuar produktet më famoze, duke filluar nga ‘Dolce&Gabana’, ‘Ferrari’ etj, por që sot janë të pamundur për shkak të mungesës së pandemisë, që ka bllokuar lëvizjen e gjithçkaje, por nga ana tjetër edhe e fuqisë punëtore, që çdo ditë e më shumë në këto kushte bëhet më e vështirë për tu kualifikuar.
Unë me Gjergjin njihemi që fëmijë, por lidhja jonë nuk ka qenë politike, por ka pasur të bëjë gjithmonë me mundësimin dhe krijimin e vendeve të punës dhe të hapësirave për njerëzit. Në fund të ditës të gjithë mendojmë se si të krijojmë hapësira dhe mundësi më shumë për të rinjtë dhe të rejat tona.
Normal që industria fason ka nevojë për inxhinierë mekanikë, ka nevojë për teknikë, ka nevojë për elektricistë, ka nevojë për psikologë, për mjekë, për psikologë, për rrobaqepës, për stilistë, për inxhinierë tekstili, për magazinierë, për roje, pra kanë pafundësisht nevoja, dhe gjëja kryesore është që hapësirat për të krijuar punë të mirë paguar dhe cilësore vjen duke krijuar një infrastrukturë komode, sa më lehtësuese, jo vetëm për industrinë tuaj, por edhe për të gjithë zinxhirin e ekonomisë shqiptare.dhe të shumë objekteve të tjera.