Kryemadhi nxjerr fakte të reja: Inceneratori i Tiranës, vepër penale që po kryhet çdo ditë

Monika Kryemadhi në një bashkëbisedim me gazetarët ka nxjerrë fakte të reja lidhur me inceneratorët.

Lidhur me inceneratorin e Tiranës, Kryemadhi tha se ai është “një nga veprat korruptive e kapur në flagrancë me procedurë dhe lëvizje financiare”.

Më tej, Kryemadhi deklaroi se inceneratori i Tiranës përbën një vepër penale që kryehet çdo ditë dhe sipas saj prokuroria nuk vepron për shkak të presionit nga qeveria e Edi Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot në situatën që po kalojnë shqiptarët me rritjen e çmimeve, ajo që të bën përshtypje, vetëm 7 koncensione marrin 60% të buxhetit të shtetit. Por në fakt ajo që të bën përshtypje është morali dhe guximi që merr kryeministri duke tundur flamurin e ndershmërisë, dhe sa herë ka probleme për justifikim parash, kërcënon përmes SPAK-ut, ofendon dhe bullizon opozitën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nga gjërat kryesore që do vazhdoj të merrem është çështja e inceneratorëve. Po hyj direkt në temë, Klodian Zoto ka paguar rreth 2 mld lekë për 19 kompani. Ajo që të bën përshtypje janë Lumi-06 Elvis 03 Group dhe Elvis Co.

Vlera e grabitur shkon rreth 19 milionë dollarë.

Këto pagesa Klodian Zoto i ka bërë në vitin 2018-2019-2020-2021. Ndërkohë që dje kryeministri thoshte që janë paditur nga Drejtoria e Tatimeve. Kur janë paditur si i kanë lejuar të paguhen dhe të marrin paratë. Nuk është e vërtetë që prokuroria i ka dhënë dokumentet LSI.

Në gjithë këtë histori, ky incenerator është afatgjatë, deri në 2047, pra qytetarët do i paguajnë nga 10 milionë dollarë vit për vit“, tha Kryemadhi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?