Kryemadhi pas daljes nga SPAK: Të keqen e prokurorëve të plepave të kohës së Berishës

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ishte këtë të hënë në SPAK. Pas daljes kur u pyet nëse nëna e saj është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, u përgjigj:

“Po. Që kur i kanë bërë kontroll në banesë, i bie që të jetë. Prokuroria ka ndjekur disa trike që nuk e kanë regjistruar si procedime penale, por edhe kur është marrë në pyetje nuk ka pasur avokat, pavarësisht se nuk ka pasur gjë për të fshehur.

Në momentin që i është kontrolluar banesa, nuk mund të marrësh në pyetje njeri pa avokat. Por, janë procedura që ne do i ndjekim dhe kjo gjë do të shkojë në Strasburg për shumë shkelje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me protestën e Partisë së Lirisë para SPAK-ut në 6 dhjetor, Kryemadhi tha: “Unë nuk merrem më me politikë. Kam filluar profesion tjetër, do të bëhem ndonjë ndihmës-avokate sepse me çfarë po shikoj, të keqen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të plepave të kohës së Sali Berishës në nëntëdhjetën”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?