Kryemadhi, pas dorëzimit të listës së kandidatëve në KQZ: Kjo skuadër do të drejtojë shqiptarët drejt ndryshimit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, dha një mesazhi publik pas dorëzimit të listës së kandidatëve për deputetë të partisë së saj në KQZ. Në një deklaratë për media, Kryemadhi tha se “procesi i përzgjedhjes së kandidatëve të LSI ishte i shëndetshëm, shumë transparent dhe që krijoji një moment bashkimi të jashtëzakonshëm vlerash shoqërore, profesionale dhe morale”.

“Kjo skuadër e madhe, që do të përfaqësojë Lëvizjen Socialiste për Integrim në të gjithë vendin, do të drejtojë shqiptarët drejt ndryshimit që të gjithë presim me padurim, për përmbysjen e një klike qeveritare antipopull, antishtet dhe antivlera.

Këta të rinj dhe të reja, burra dhe gra plot vullnet e të palodhur, janë garanci për një garë fituese dhe të shkëlqyer si dhe për një qeverisje të mirë dhe të drejtë për qytetarët dhe për vendin”,- tha Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?