Kryemadhi: Politika i ka mbyllur rrugët rinisë, problem shpopullimi i vendit në Fier dhe gjithë Shqipërinë

Shikojmë pasionin që ka i riu fierak, jo vetëm përsa i përket rritjes profesionale të vetes tij, por pasionit dhe dëshirës që ka për të përmirësuar të gjithë standardet e jetesës dhe të funksionimit të strukturës shtetërore të shtetit, bashkisë, të sistemit në Fier.

Në një moment çuditesh por edhe shikon sesa shumë shpresojnë dhe se sa shumë besojnë të rinjtë, e nganjëherë edhe sa shumë të këqij jemi treguar ne politikanët që nuk iu a kemi krijuar hapësirat të rinjve. Nuk mund ta them për LSI, sepse sot etiketohet si partia e të rinjve dhe të rejave. Kejdi erdhi si rezultat i politikave që LSI ia hapi rrugën rinisë, Floida po ashtu, Endrit Braimllari po ashtu edhe shumë e shumë të rinj e të reja, të cilët kanë zhvilluar jo vetëm karrierën e tyre politike, por kanë zhvilluar edhe karrierën profesionale. Për hir të së vërtetës kanë qenë jo vetëm figurat më pozitive për opinionin publik, por kanë qenë figura që i kanë bërë ballë çdo lloj sfide që iu është ndodhur jo vetëm në jetën politike, por edhe në jetën profesionale.

Ne sot ishim bashkë me Kejdin në Mbrostar paradite ku vajtëm në një takim me disa gra të fshatit Vërri, të cilat kanë qenë pjesë e protestës kundër ndërtimit të inceneratorit të Fierit, jo vetëm që në fytyrat e tyre shikoje dhimbjen, varfërimin e jetës së përditshme, por dëshpërimi më i madh që ndjemë ne me Kejdin në atë dhomë aq të vogël, por të mbushur me zemra të mëdha nënash, largimi e fëmijëve të tyre. Prej shumë muajsh fëmijët e tyre ishin larguar në emigracion dhe nuk ktheheshin më, sepse gjithçka po shkonte drejt përfundimit jo vetëm të jetës njerëzore, por edhe përsa i përket jetës natyrore që ndodh gjithmonë në një vend.

Ngritja e inceneratorit kishte shkaktuar shpopullim dhe kishin ngelur vetëm pleq që po shkonin drejt largimit. Të njëjtë gjë shikon në fshatra të tjera, shikon në të gjithë zonat bujqësore, ku çdo ditë e më shumë shpopullimi po vjen duke u bërë me ritme shumë të larta. Atje punojnë përsëri në sera, në bujqësi. Pra e gjithë rinia jonë, edhe pse profesioni i bujqësisë është një nga më të vështirit, përsëri largohen dhe punojnë në bujqësi në Greqi apo Itali. Sot mundësia dhe shkatërrimi i gjithë sistemit të bujqësisë qoftë me subvencionimet, qoftë me ndihmesën e subvencioneve që duhet më i dhënë fermerit, jo vetëm që ka rritur numri e të rinjve që janë larguar, por nga ana tjetër ka dëmtuar shumë edhe këtë fushë shumë të rëndësishme, ku 52% e popullsisë  rrojnë me bujqësinë. E ka dëmtuar aq shumë saqë po shkon drejt rrënimit jo vetëm në bujqësi, por edhe në blegtori.

 

SHKARKO APP