Kryemadhi: Qeveria subvencionon importin, ndërsa prodhimet tona i shkatërron

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një takim në qytetin e Fierit, prezantoi kandidatin e LSI për këtë qark, Etnor Krakullin.

Kryemadhi gjatë bisedës me qytetarët e pranishëm, u ndal tek një nga 5 pikat që janë prioritet për LSI-në, bujqësinë dhe blegtorinë. Kryemadhi theksoi se do të kujdesen për bujqit dhe blegtorët, duke u ofruar ndihmesë në mënyrë që qytetari shqiptar të mos ushqehet me ushqimet e importit që janë më të lira, por pa cilësi, po të ushqehen me produktet vendase.

Ndër të tjera, ajo tha se Lushnjen, kanë si synim ta kthejnë në atë hambarin e madh që ka qenë dikur.

Si LSI ne angazhohemi në shumë gjëra por kemi pesë prioritetet tona kryesore, që kanë të bëjnë dhe me kartën e fermerit që kemi një nga pesë prioritetet tona. Kjo ka të bëjë me çështjen e plehrave kimike. Ne themi që duhet të konsumojmë produktet tona, por me politikat që ka ndjekur qeveria produktet tona vendëse janë më të shtrenjta se ato të importit, sepse ne favorizojmë prodhimet e huaja. Ajo që ne kemi theksuar është që ne i kthehemi prodhimet made in Albania që kanë një efekt të drejtpërdrejtë. Të gjithë duan produkte bio, por për arsye të varfërisë shqiptarët blejnë produkte importi sepse janë më të lira. Por pse janë? Sepse qeveria subvencionon importin, ndërsa prodhimet tona i shkatërron. Ne e dimë shumë mirë se sa fabrika qumështi janë mbyllur në Lushnje. Ndodh që hyrja e qumështit nga Maqedonia, Kroacia, kanë përmbytur tregun, ndërsa qumështi ynë derdhet në rrugë, sepse nuk ka shitje. Ne mendojmë se duhet të subvencionojmë edhe në bujqësi. Ai është një nga profesionet më të vështira, nuk gjejmë të rinj dhe të reja të punojnë në serra sepse nuk paguhen. Ndërsa ikin dhe punojnë në Greqi dhe Itali sepse paguhen. Prandaj duhet të mbështesim bujqësinë, duke i dhënë krahë pune dhe të krijojmë mbushjen e prodhimeve vendase në tregje, por edhe të ushqejmë më shëndetshëm shqiptarët. Angazhimi ynë është i drejtpërdrejtë sepse e mbajmë fjalën. Nuk është problemi te vota më 25 prill, por të na japë mundësinë të përmbushim objektivat që Lushnja të kthehet në hambarin e bujqësisë, siç ka qenë dikur”, tha Kryemadhi.

SHKARKO APP