Kryemadhi, Ramës: Këta të rinj dhe të reja janë alternativa më e mirë për Shqipërinë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi shprehet se Kryeministri i dështuar refuzon të shohë alternativën më të mirë.

Duke publikuar në Facebook foto të të rinjve dhe drejtuesve të forumeve rinore të LSI, Kryemadhi shprehet se kjo është e ardhmja e vendit.

“Kryeministri i dështuar refuzon të shohë alternativën më të mirë. Këta të rinj dhe të reja janë gjenerata tjetër e udhëheqësve të Shqipërisë. Është koha për të ecur drejt Evropës”,- shprehet krytarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e sotme kryeministri deklaroi nga Elbasani se ai është alternativa më e mirë për shqiptarët dhe kërkoi një mandat të tretë qeverisës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?