Kryemadhi: Revolta në Kukës, fillimi i fundit të qeverisë
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar për protestën e sotme në Kukës kundër vendosjes së taksës.
Në një koment në Facebook, Kryemathi thotë se qytetarët dëshmuan se fatet e kombit nuk janë pjesë e lojërave të Ed Ramës.
Deklarata e Kryemadhit në Facebook:
“Sot qytetarët e Kukësit dëshmuan qartas se fatet e një kombi nuk mund të jenë kurrsesi pjesë e lojërave perverse të një kryeministri të papërgjegjshëm.
Ata që kanë humbur besimin te drejtimi i qeverisë, tek ekonomia që po shkatërrohet sepse Edi Rama do të kënaqë orekset e oligarkëve, sot janë shumica dhe me të fortë se kurrë.
Revolta e tyre në Kukës është shenjë e qartë e fillimit të fundit për një qeveri që ka humbur besimin dhe mbështetjen, që po rrënon çdo ditë familjet shqiptare dhe që ndoshta sot mund të kuptojë që revolta ka qenë dhe mbetet fundi i çdo regjimi që sundon me dorën e krimit dhe korrupsionit”.
LAJME TË TJERA PËR PROTESTËN
Rama: Protestuesit barbarë në Kukës do të marrin përgjigje
Qytetarët: Mos luaj me zjarrin se do digjesh Edi Rama!
Manjani: Arroganca e shtetit meriton ndëshkim popullor!